Gjithçka duhet të dini në lidhje me sfilatën e Victoria’s Secret këtë vit

Erdhi sërish kjo periudhë e vitit… E kemi fjalën tek sfilata ikonë e markës Victoria’s Secret e cila çdo vit, është një shfaqje me më shumë sekrete! Përgatitjet vazhdojnë, por ka mbetur shumë pak derisa ta shohim të realizuar. Këtë nëntor në datën 2, në ditën e Falenderimeve me plot surpriza, Revista Class.

Nëse jeni të apasionuar pas të brendshmeve sensuale që Victoria’s Secret përcjell në koleksionet e saj, më poshtë kemi renditur gjërat kryesore që duhet të dini, për një nga sfilatat më të përfolura në botën e modës.

1

Sfilata do të realizohet në New York
Marka e njohur e bëri të ditur vendin ku do të zhvillohet sfilata, përmes një postimi në Instagram. Ashtu sikurse e dini edhe ju, një vit më parë shfaqja u mbajt në Shanghai në Kinë dhe shumë prej vajzave të njohura nuk mundën të ishin pjesë për shkak të vizës së refuzuar.

2

Modelet tuaja të preferuara do të rikthehen
Veteranet e kësaj sfilate do të rikthehen, ky është një lajm i mirë për Lais Ribeiro, Martha Hunt, Stella Maxwell, Leomie Anderson, Cindy Bruna, Georgia Fowler, Ming Xi, Grace Elizabeth, Devon Windsor, etj

3

Këtë vit do të ketë fytyra të reja
Në një postim në Instagram, modelja e njohur Winnië Harlow bëri të ditur debutimin e saj në sfilatën e radhës së Victoria’s Secret. Kelsey Merritt do të jetë gjithashtu modelja e parë filipinase që do të marrë pjesë.

4

Alesandra Ambrosio nuk do të jetë pjesë e sfilatës
Pas 17 vitesh modeling në shfaqjen e Victoria’s Secret, Alesandra Ambrosio konfirmoi tërheqjen nga sfilata me anë të një postimi në Instagram.

5

Bella Hadid, Gigi Hadid dhe Kendall Jenner ende janë të pakonfirmuara
Ndërsa Bella Hadid ishte pjesë e sfilatës vitin e kaluar, këtë vit ende nuk është konfirmuar pjesëmarrja e saj. E njëjta gjë edhe me motrën e saj Gigin dhe Kendall Jenner.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button