Maqedoni, 69 fëmijë viktimë e dhunës familjare vetëm në fillim të vitit 2018

69 fëmijë kanë qenë viktimë e dhunës familjare edhe atë vetëm në gjashtë mujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në pesë vitet e fundit ka rritje të numrit të rasteve të dhunës. Në vitin 2014 kishte 131 raste ndërsa në vitin 2017 janë regjistruar 146 raste, njofton Alsat-m.

Viti 2014 – 131 raste

Viti 2015 – 142 raste

Viti 2016 – 141 raste

Viti 2017 – 146 raste

Viti 2018( deri në qershor) – 69 raste

Nga Ministria paralajmërojnë reforma në legjislativen e kësaj fushe, ndërkaq aktualisht për mbrojtjen e viktimave Qendra për Punë sociale ndërmerr një sërë masash, si: mbrojtje shëndetësore, intervenim dhe trajtim psiko-fizik, ndihmë familjes për arsim të fëmijës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button