Maqedoni, shtatë emigrantë nga Afganistani janë gjetur në një automjet

Gjatë mëngjesit të sotëm patrulla e vendkalimit kufitar “Bogorodica” në fshatin Predjec kanë ndaluar një veturë të tipit “Suzuki Svift” me targa të Velesit, drejtuar nga R.M. (47) nga Gjevgjelia, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjatë kontrollimit të veturës rojtarët e kufirit kanë gjetur shtatë shtetas afganë të moshës 18 deri më 38 vjeç. Migrantët dhe shoferi i veturës janë në paraburgim për procedurën e mëtutjeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button