Si ta përgatisni mishin e thatë vetë në shtëpi?

Banorët e shumë prej zonave të thella malore të Shqipërisë e thajnë mishin e tyre të preferuar për ta pasur dhe përdorur si një traditë që trashëgohet prej shekujsh, njofton Agroweb.com.

Pastërmaja mund të piqet në prush, ose mund të gatuhet me fasule e të hahet me turshi. Kjo është receta më e preferuar dimërore për çdo familje shqiptare.

Pastërmaja është shumë e shijshme, por ka edhe vlera ushqimore.

Zakonisht mishi thahet duke u kriposur, por në ditët e sotme, bashkë me kripën njerëzit zgjedhin edhe disa erëza për të shumëfishuar shijen.

AgroWeb.org ju tregon më poshtë mënyrën se si ta përgatisni mishin e thatë në shtëpi.

Si të thani mishin në shtëpi

1. Zgjidhni mishin: Preferohet mishi i kafshëve të moshës mesatare dhe jo të dhjamosura.

2. Hiqni dhjamin dhe pastrojeni. Përdorni një dërrasë për të vendosur mishin dhe thikën për të larguar papastërtitë e shumta që janë ngjitur në mish. Hiqni dhjamin dhe kockat. Dhjami bën që mishi të prishet më shpejt.

AgroWeb.org ju udhëzon ta prisni mishin në rripa në të njëjtën trashësi dhe gjatësi, por jo më pak se 20 centimetra dhe jo më shumë se 70 centimetra.

Trashësia e rripave të mishit përcakton edhe kohën e tharjes së tij. Sa më i trashë rripi i mishit, aq më shumë kohë do të kërkojë tharja e tij.

3. Marinojeni mishin. Mishi duhet kriposur para tharjes.

Mund të përdorni kripë të thjeshtë ose shëllirë me 14 % kripë.. Të dyja do të parandalojnë zhvillimin e baktereve në sipërfaqen e mishit.

Kriposja duhet bërë deri në 5 orë, sepse më pas as kripa nuk bën efekt kundër baktereve.

Nëse preferoni shëllirën vendosini rripat e mishit në të, për pesë minuta dhe më pas kullojini në një enë.

Gjatë përpunimit duhen mbajtur kushte higjenike të mira.

Nëse ndonjë nga rripat bëhet pis, duhet larë me ujë të bollshëm dhe futur sërish në një enë të veçantë me shëllirë.

4. Varja e rripave të mishit për tharje.

Mënyra tradicionale e varjes së mishit përfshin përdorjen e fijeve të forta, mbërtheckave, ganxhave, stendave etj.

Rripat e mishit duhen varur veçmas dhe të ndarë nga njëri tjetri që të ketë qarkullim ajri dhe tharja të jetë uniforme.

Kontakti mes tyre duhet shmangur krejtësisht sepse pengon tharjen dhe lejon rritjen e baktereve.

Nëse doni, mund të përdorni një napë për të mbuluar mishin dhe mbrojtur atë nga insektet.

Kushtet ideale për tharjen e mishit janë: mot i thatë dhe me ndryshime të vogla të temperaturave midis ditës dhe natës.

5. Paketimi dhe ruajtja. Paketimi i mishit duhet të jetë i mirë, sepse falë tij mbrohet nga ndotjet e ndryshme.

Për paketim sugjerohet përdorimi i qeseve të letrës, alumini dhe napat.

Idealja për ruajten e këtij produkti është përdorimi i qeseve me vakum.

 

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org listën e ushqyesve që gjenden tek pastërmaja dhe vlerat e tyre për shëndetin.

Proteina

Në 28 gramë pastërma gjenden 9.4 gramë proteina.

Shkencëtarët rekomandojnë një dozë ditore proteinash prej 46 gramë për meshkujt dhe 56 gramë për femrat.

Proteina transformohet në amino acide, të cilat organizmi i përdor për të prodhuar enzima, të cilat janë të përfshira në funksionimin e të gjithë sistemeve të trupit.

Yndyrna të shëndetshme

Organizmi ka nevojë për yndyrna për të luftuar inflamacionin dhe mbështetur shëndetin e trurit.

Në 28 gramë mish të thatë gjenden 116 kalori. Më shumë se gjysma e këtyre kalorive, pra 66 vijnë nga 7.3 gramë të yndyrnave të plota.

Megjithatë, shkencëtarët rekomandojnë që të ulni nivelin e marrjes së yndyrnave të ngopura në më pak se 7 përqind të kalorive ditore.

Kjo do të thotë që pavarësisht se pastërmaja ka yndyrna të shëndetshme, nuk duhet ta teproni me të.

Kolesterol të ulët

Sipas të dhënave të AgroWeb.org pastërmaja përmban 13 miligramë kolesterol që përkthehet në 15 nga 23 përqind të dozës së rekomanduar ditore prej 200 deri në 300 miligramë kolesterol.

Marrja e niveleve më të larta të kolesterolit rrit rrezikun e mpiksjes së gjakut.

Ju mund ta përfshini pastërmanë në dietën tuaj, por duhet të mbani nën kontroll porcionet e saj.

Zink

Sipas të dhënave të AgroWeb.org në 28 gramë pastërma gjenden 2.3 miligramë zink, ose 17 përqind e dozës së rekonmanduar ditore që është 40 miligramë.

Zinku mbështet një sërë funksionesh të trupit, siç është sistemi imunitar dhe ndarja e qelizave.

Mungeza e zinkut shkakton simptoma si shërim të ngadaltë të plagëve, humbje të shqisave të shijes dhe nuhatjes.

Karbohidrate

Erëzat që përdoren në tharjen e mishit i japin atij 3.12 gramë karbohidrate, 2.55 gramë sheqerna dhe 0.5 gramë fibër.

Duke qenë se përmbajtja e karbohidrateve tek vetë mishi është më pak se 5 gramë, atëherë shkencëtarët e rekomandojnë mishin e thatë (pa e tepruar sigurisht) si një ushqim me pak karbohidrate për ata që vuajnë nga diabeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP