Ka vdekur një punëtor në vendin e punës në Prishtinë

Një person ka ndërruar jetë në Prishtinë, pasi ka rënë nga një lartësi derisa ka qenë duke punuar në një ndërtesë në lagjen “Arbëria”.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka thënë se viktima është e moshës 45-vjeçare.

“Rreth orës 10 kemi marrë informatën se në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë, ka rënë prej ndërtesës një person derisa ka qenë duke punuar. Bëhet fjalë për viktimën mashkull M.B i datëlindjes 1973. Menjëherë sapo kemi marrë informatën, policia dhe ekipi mjekësorë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Ahmeti.

Niveli i ulët i sigurisë në punë, por edhe pakujdesia sipas ekspertëve të fushës janë faktorët kryesorë të lëndimeve, por edhe vdekjeve në vendet e punës në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button