Melania Trump ofendon disa popuj njëherësh; dhe shkak është sërish veshja!

Melania Trump po bën turin e saj e vetme nëpër botë. Ndalesa e radhës ka qenë Afrika ku gjatë gjithë javës ajo do të vizitojë vendet e Kontinentit të largët, shkruan Bordo.al. 

Por duket se Zonja e Parë e ShBA-ve është vënë sërish në shenjestër të kritikave për shkak të veshjes. Kësaj here ‘fajtorja’ ka qenë një helmetë e bardhë të cilën Melania e kishte në kokë gjatë vizitës në “Nairobi National Park” në Kenia. E veshur me një palë pantallona në ngjyrë ‘kaki’, një këmishë të bardhë dhe çizme të gjata, Zonja Trump i shtoi ‘outfit-it’ të saj mëngjesin e së premtes edhe një helmetë të bardhë.

 

helmetat me kokë në Afrikë, një pjesë e Azisë dhe në Lindjen e Mesme janë të lidhura me rregullat koloniale duke u konsideruar si simbol i shtypjes. Kjo ka bërë që njerëz nga i gjithë globi menjëherë vënë re ‘gabimin’ në veshjen e Trump duke u shprehur të indinjuar dhe të ofenduar nga veprimi i saj. Ende nuk ka dalë ndonjë deklaratë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me incidentin e Melania Trump.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button