Zhbllokohet llogaria e “Sekjurikom”, të punësuarit do të marrin rroga

Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar se llogaria e “Sekjurikom” është zhbllokuar që të mund të bëhen pagesat e rrogave të ngelura për të punësuarit, përcjell Portalb.mk.

Llogaria ishte e bllokuar për shkak të hetimit kundër pronarit të firmës Volvgang Gamper, për të cilin është ngritur padi për keqpërdorim për tender 11 milionësh. Ata thonë se e kanë ndjekur gjendjen e të punësuarve të cilët disa muaj nuk kanë marrë rroga.

“Duke e ndjekur gjendjen e të punësuarve dhe duke u kujdesur për respektim të të drejtave të punëtoreve, të cilëve me muaj të tërë nuk u janë paguar kontributet dhe rrogat për punën e tyre, prokurori kompetent nga Prokuroria Publike i angazhuar për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, deri tek gjykatësi i procedurës së mëparshme në Gjykatën Themelore Shkupi 1-Shkup, dorëzoi pajtim për zhbllokim të llogarisë për personin juridik”, thuhet në njoftimin për media nga Prokuroria.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button