Popull i prekur nga dy ekstremet

Popull i vogël, në territor të vogël por me mjaftë probleme të mëdha të cilat nuk do të duhet të ishin të pranishme tek ne por ja që janë.

Ndodhi lufta, ndodhi edhe periudha e tranzicionit politik e që në të mbajten shumë shpresa populli, por shpresat e tyre u shuan kur në vizionet e burrështetasve tanë nuk ishte interesi i përgjithshëm por vetëm ai personal.

Partitë politike dolen me sllogane të ndryshme por me qellime të njejta arritja deri tek posti. Në të gjitha partitë ka disa njerëz të mirë por në parim të gjitha kanë gabime të mëdha. Si të mbesin në histori, si të veprojnë gjëra që të marrin më shumë vëmendje, si të fusin njerëz të tyre nepër insitucione shtetërore të gjitha këto bëhen në një shtet ‘Demokratik’ siç është Kosova.

Sa i përket gjëndjes socio-ekonomike në shtetet tjera egzistojnë tri shtresa 1.Shtresa e Pasur, 2.Shtresa e Mesme dhe 3. Shtresa e varfër. Kurse në shtetin tonë egzistojnë vetëm dy, Shtresa shumë e pasur dhe ajo shumë e varfër. Pra populli jonë janë popull i prekur nga dy ekstremet gjë e cila e bënë që vendi ynë të gjendët në krye të listës nga vëndet më të varfëra.

Nga po ky vënd i cili mbizotërohet nga të diplomuarit të cilet sillen rrugëve, të cilet aplikojnë me dhjetra herë për një vënd pune, të cilet me padurim presin një sistem politik të drejtë dhe ka plotë “të cilët” tjera nga ky vënd pritet që pas liberalizimit të vizave të largohen rreth 60% e të rinjëve. Mosha mesatare do të rritet dhe sipas kësaj statistike dëshpëruese po i bjen që populli ynë do plaket para kohe dhe nga kush krejt kjo a mos ndoshta nga gjëndja e mirë ekonomike?.

Deshpruese është fakti që shqiptarët ecin përmi naftë dhe nuk kanë më shumë se 5€ me pagu naftë.

A duhet të dëshprohemi dhe të dorëzohemi para gjithë kësaj JO sepse nga të dorëzuarit nuk ka ndonjë ndryshim. Edhe nëse viktimizohemi asnjëher nuk duhet të dorzohemi sepse nga dëshmorët të cilët u flijuan ne sot e gëzojmë lirinë edhe ne le t’i kundervihemi gjithësecilit që bënë padrejtësi edhe nëse penalizohesh të paktën tek të tjerët mos të vazhdojë e keqja.

Profesor, gjykatës, polic apo çfardo qoftë asnjëher mos e lejo që të perul sepse ai paguhet nga taksat tona.

“Unë nuk mund të ndryshoj drejtimin e erës, por mund të rregulloj velat e anijes time, për të arritur gjithmonë në destinacionin tim”

Thënja e Plutrakut mund të na hyj në punë ngase edhe ne ndonse nuk mundë të ndryshojmë të gjithë sistemin politik të pakten ta përdorim për të arritur destinacionin tonë e destinacion i yni le të jetë Drejtësia, luftimi i nepotizmit dhe Depolitizimi i institucioneve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button