Zaev: Do të ketë zgjedhje nëse opozita e pengon ardhmërinë e vendit

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se do të bëjnë çdo gjë që është e nevojshme që ta sigurojnë shumicën e nevojshme në Parlament për ndryshimet kushtetuese, duke shtuar se nëse opozita “mundohet ta pengojë ardhmërinë e Maqedonisë” drejt BE-së dhe NATO-s, do të duhet të shkohet në zgjedhje, ka thënë Zaev në një intervistë për BHTV1, përcjell Portalb.mk. 

Në lidhje me formulimin e pyetjes së referendumit dhe nëse ajo ka qenë arsyeja e daljes së ulët më 30 shtator, Zaev thotë se pyetja ka qenë e parashtruan në atë formë pasi pa marrëveshjen me Greqinë nuk është e mundur hyrja në BE dhe NATO.

“Të gjithë jemi për BE dhe NATO, por gjithashtu e dimë se pa Marrëveshjen me Greqinë nuk ka BE dhe NATO. Për këtë kjo ishte pyetja e vetme e mundshme. Marrëveshja me Greqinë është bërë që ta vazhdojmë rrugën tonë drejt integrimeve. Njëra pa tjetrën nuk mundet”, ka deklaruar Zaev.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button