Formula 1, Hamilton në “pole position” në Japoni

Piloti britanik i Mercedes-it, Lewis Hamilton, ka fituar “pole position” për garën e nesërme të Çmimit të Madh të Japonisë në garën e 17-të të këtij sezoni në kampionatin botëror të Formula 1, raporton Anadolu Agency (AA).

Gara kualifikuese për garën e nesërme është bërë në pistën Suzuka e gjatë 5.807 metra, në pistën e qytetit Suzuka të Japonisë.

Lewis Hamilton, në renditjen e pilotëve, arriti për 1 minutë e 27.760 sekonda, me të cilën fitoi të drejtën që në garën e nesërme të filloj nga “pole position”. 32 vjeçari Hamilton, fitoi “pole positionin” e 80-të në karrierën e tij.

Nga i njëjti ekip Valtteri Bottas me 1:28.059 u bë i dytë, ndërsa Max Verstappen i Red Bull-TAG Heuer u rendit i tretë me 1:29.057.

Në klasifikimin e pilotëve Hamilton me 306 pikë renditet i pari. Atë e ndjek Vettel me 256 dhe Bottas me 189 pikë.

Gara për Çmimin e Madh i Japonisë do të zhvillohet nesër në ora 07.10.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button