Sonte në Shkup, fillon manifestimi i 14-të tradicional “Nata e bardhë”

Në Shkup sonte nën patronazhin e Qytetit të Shkupit do të mbahet manifestimi i 14-të tradicional “Nata e bardhë”. Në kuadër të programit do të ketë shumë aktivitete në shumë lokacione, do të mbahen ekspozita, punëtori të fëmijëve, koncerte, shfaqje teatrore, instalacione, projektime filmi, lexime të poetëve…

Hapja zyrtare përvjetorit të “Natës së bardhë” është në sheshin “Jadran” në orën 20. Sipas QKM “Nata e bardhë” është manifestimi më i madh kulturor në qytet.Për herë të parë gjatë “Natës së bardhë” Shkupi bëhet qytet i dritës, gjegjësisht nga gjashtë deri më nëntë tetor do të mbahet festivali “Skopje Art Light District”. Qytetarëve do t’iu mundësohet përjetim i veçantë i përmbushur me ndriçim dhe shumë ngjyra, sipas standardeve evropiane. Kjo është rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar të Qytetit të Shkupit me qytetin Lion në kuadër të projektit “Horizont 2020”.

Vlen të theksohet se gjatë mbajtjes së “Natës së bardhë” është organizuar vozitje pa pagesë në autobusët e qytetit të NQP-së “Shkup” të cilët qarkullojnë drejtë rajonit qendror të qytetit, nga ora 19 e deri në orët e hershme të mëngjesit.

Programin e plotë mund ta shihni në linkun në vazhdim: http://belanok.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button