U dha mbrëmë premiera e filmit kundër UÇK-së, salla e stërmbushur në kino “Milenium” në Shkup

Në sallën e kinemasë “Milenium” është shfaqur mbrëmë filmi “Tallje me Krishtin”, një film me tematikë të konfliktit të vitit 2001, por tejet kontravers dhe me përmbajtje të pavërtetë dhe atë duke e paraqitur UÇK-në, si organizatë terrosiste. Regjisori i këtij filmi është Jani Bojaxhi, me filimin e të cilit u hap festivali ndërkombëtar i filmave debutues “Kinenova”.

Mediat raportuan se salla e kinemasë ka qenë mbrëmë e tejmbushur, për shkak të interesit të madh për ta ndjekur.

Ministria e Kulturës tentoi të ndalojë shfaqjen e këtij filmi që siç thuhet është skandaloz dhe kontrovers, dhe dëmton bashkëjetesën në vend. Ky film ka kushtuar gati 300 mijë euro, para të ndara nga Fondi i filmit, ku pjesë e jurisë ishin edhe shqiptarë.

Edhe pse u paralajmërua se do të ndalohet transetimi i filmit në këtë festival, megjithatë kjo ka dështuar. Tentime të tilla paralajmëroi edhe Avokati i Shtetit, mirëpo megjithatë çështjet kanë ngelur në labirinthet gjyqësore. Gjykata Themelore Shkupi 2 Shkup, mbetet te vendosë për kërkesën e dorëzuar edhe zyrtarisht nga ana e Avokaturës Shtetërore.

LEXO:Filmi u cilësua si skandaloz, a është bërë shkelje e ligjit në “Tallja me krishtin”?

LEXO:Zaev: Filmi “Tallja me krishtin” i hapë plagët e Maqedonisë dhe dënohet nga unë

LEXO:Filmi me ofendime ndaj UÇK-së, reagime të shumta në opinion (VIDEO)

LEXO:Shehapi: Për herë të parë e shoh filmin “Mocking of Christ”

MPB-ja ka arrestuar babain e regjisorit kontrovers, Jani Bojaxhi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button