Haradinaj e Thaçi përplasen për kufijtë edhe në rivarrimin e 158 dëshmorëve në Skenderaj

Me ceremoni shtetërore janë rivarrosur 158 dëshmorët e zonës së Drenicës.

Në këtë kompleks tash e tutje do të pushojnë edhe eshtrat e tre heronjve Ilaz Kodrës, Mujë Krasniqit dhe Abedin Rexhës, raporton KTV.

Me një vendim të presidentit ata të premten u shpallën “Heronj të Kosovës”.

UÇK-ja ishte projekti politik dhe ushtarak më i suksesshëm, tha presidenti Hashim Thaçi.

Ai shfrytëzoi edhe këtë ceremoni për të folur për bashkimin e Luginës me Kosovën.

Por, këtu menjëherë iu kundërpërgjigj kryeministri Ramush Haradinaj, nën patronatin e të cilit është organizuar ceremonia.

Mbrojtja e sovranitetit të vendit nuk mbeti pa u përmendur edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ai theksoi se është çështje ditësh kur Kosova do të formojë ushtrinë.

Ndërkohë, kreu i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, tha se i kishte dhënë detyrë vetes që të kujdesej për ata që kishin dhënë jetën për liri.

Gjatë fjalimit të tij, Jashari falënderoi me emër shumë persona, por jo edhe presidentin dhe kreun e Kuvendit.

Zhvarrimi i dëshmorëve kishte nisur në qershor për të përfunduar më 31 korrik të këtij viti, ku në fazën e parë janë zhvarrosur 112 mbetje mortore të dëshmorëve nga varrezat e Polacit, ndërsa 101 prej tyre rivarrosën në Marinë.

Në Vushtrri janë rivarrosur dy, në Landovicë dy, në Kleçkë një, pesë në Shtime dhe një në Ferizaj.

Në fazën e dytë janë zhvarrosur trupat e 53 dëshmorëve nga fshatrat e Drenasit dhe Skënderajt dhe janë rivarrosur në Kompleksin Memorial në Marinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button