Duo Skupi promovohet në Sofje

Dyshja famoze Duo Skupi, sonte në Sofje, në qendrën informative të Maqedonisë do ta promovojë albumin e tyre që mban të njëjtin emër sikur dhe dueti.

Ato kanë paralajmëruar se në Bullgari do të promovojnë dhe material të ri muzikor.

Nga viti 2006 Jeta Starova dhe Ermal Mehmeti, dy profesionistë të skalitur në Parisi prezantojnë stilin e tyre para publikut të Maqedonisë.

Më 23 maj promovuan albumin e tyre të titulluar Duo Skupi, një kompilacion të këngëve të vjetra qytetare të përpunuara në një stil mjaft të veçantë. Ermali dhe Jeta kanë fituar shumë çmime, mes tyre dhe atë Nënë Tereza. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button