Ibrahimoviç iu përgjigj Milanit: E tërë bota më kërkon

Sulmuesi enigmatik suedez për momentin është i lirë nga MLS ku luan për LA Galaxy, por mund të luaj për pak muaj në sezonin e dytë në San Siro

Zlatan Ibrahimoviç ia ka mbyllur pak a shumë rrugën Milanit pasi që u tha se ai do të luaj sivjet për ta pas pushimit që ka me LA Galaxy.

Suedezi enigmatik mbush 37 vjet dhe është buzë dhënies fund të karrierës së tij.

Ai, megjithatë, është një lojtar me fizik të mirë pavarësisht viteve dhe ka arritur që të kthehet mirë edhe pse pati një lëndim të rëndë me Manchester United.

“Gjithmonë ka thashethemet. Tërë bota me kërkon mua. Është në rregull”, ka thënë njeriu që kaloi dy vite në San Siro, nga viti 2010 deri më 2012, megjithatë ai refuzojë që të spekulojë për një kalim në Itali.

Ibrahimoviç kishte shënuar 56 gola në 85 paraqitje gjatë kohës së tij në Milan dhe ndihmoi ata që ta fitojnë titullin në sezonin 2010-11.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button