Të pish kapuçino me flori të vërtetë, 24 karat

Një nga hotelet më të njohura në botë, po e çon ekstravagancën në tjetër nivel, duke ofruar kapuçino të bërë me flori të vërtetë, 24 karat, transmeton Top Channel. 

Hoteli Burj Al Arab në Dubai, tashmë sinonim i luksit, e ofron pijen e veçantë në lokalin “Sahn Eddar lounge”.

Kapuçinoja bëhet me kafe 100% arabe dhe me shkumë qumështi që është përzier me flori 24 karatësh.

Pija është mëse e sigurt për t’u konsumuar. Përveç floririt, ka edhe qumësht organik, pluhur dhe kokrriza floriri italian.

E gjitha shërbehet me filxhanë që, sigurisht, janë të larë me flori.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP