Në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë mund të diskutohet anulimi i Brexitit

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka caktuar një seancë më 27 nëntor për të vendosur nëse Parlamenti Britanik mund të ndryshojë njëanshëm mendje për largim nga Bashkimi Evropian, i ka thënë një burim agjencisë së lajmeve, Reuters, përcjell REL. 

Ligjvënësit skocezë që kanë kundërshtuar Brexitin, kanë nisur një peticion në Gjykatën Skoceze vitin e kaluar për të vërtetuar se Britania ka mundësi që njëanshëm të vendosë për të qëndruar në bllokun më të madh tregtar në botë.

Sipas tyre, ende nuk ka asgjë dyshim ligjor se Britania mund të ndalojë procesin e Brexitit, me leje të 27 anëtarëve tjerë të Bashkimit Evropian, andaj duhet të kërkojë zbatimin e të drejtës ligjore, pavarësisht a i pëlqen bllokut evropian ky vendim apo jo.

Ky lajm ka ardhur në kohën kur Britania duket të jetë në prag të arritjes së marrëveshjes me Brukselin në procesin e largimit nga BE-ja, kanë thënë burime diplomatike të premten.

Për shkak se asnjë shtet nuk është larguar nga BE-ja më parë, kuptimi i plotë i Artikullit 50 në Traktatin e Lisbonës, që përfshin largimin nga BE-ja nuk është testuar ende.

“Ne kemi seancën tonë më 27 nëntor në orën 9:00”, ka thënë disa zyrtarë, duke folur në kushte anonimiteti.

Mirëpo pjesëtarë të Gjykatës Evropiane, e cila vepron sipas ligjeve të BE-së, nuk kanë qenë në gjendje t’i komentojnë këto deklarata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button