Filloi “Meet and Code” 2018: 1.100 ngjarje për programim duke filluar nga 6 tetori

Ngjarje për të rinjtë në mbi 500 qytete anembanë Evropës

Të rinjtë në 22 vende evropiane mund të zgjedhin nga 1,100 ngjarje për programim në “Meet dhe Code” që do të mbahen brenda dy javëve duke filluar nga sot – 6 tetori. Në këto ngjarje mund të marrin pjesë fëmijët dhe të rinjtë e moshës ndërmjet 8 dhe 24 vjet. Pjesëmarrja është falas.

Numri i ngjarjeve pothuajse u dyfishua
Meet and Code 2018, sikurse edhe nisma e vitit të kaluar, do të zhvillohet si pjesë e Javës së programimit të BE-së (EU Code Week) – këtë vit prej 6 deri më 21 tetor. Në vitin 2017 filluam me 15 vende, ndërsa për një vit ku numër u rrit në 22 vende. Numri i ngjarjeve dhe i qyteteve është rritur për rreth 80 për qind, dhe sivjet do të mbahen 1.100 ngjarje në 513 qytete. Ngjarje e Meet and Code 2018 do të mbahen në këto vende: Austri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Çeki, Francë, Gjermani, Hungari, Irlandë, Itali, Kazakistan, Maqedoni, Poloni, Rumani, Zvicër, Ukrainë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Meet and Code dëshiron të tregojë se si mund të krijohet bota nëpërmjet programimit dhe sa argëtues mund të jetë programimi. Ngjarjet në Maqedoni mbështeten me grant prej 300 eurosh. Iniciativa në veçanti i përkrah organizatat e vogla, lokale, jofitimprurëse, në të gjitha vendet. Pra, ajo i fuqizon iniciativat lokale që mundësojnë programim dhe edukim digjital për të gjithë – që është qëllimi i deklaruar i Javës së programimit të BE-së.

Llojllojshmëri ngjarjesh: Nga kurse për fillestarë e deri tek inteligjenca artificiale

Nga ngjarje të thjeshta deri tek ato të ndërlikuarat, nga ato për fillestarë deri tek ato të avancuarat, ….  – ngjarjet në “Meet and Code 2018” janë të llojllojshme. Të rinjtë mund të marrin pjesë në kurset ku sqarohen funksionet themelore të kompjuterëve ose si ta përdorin Word-in. Por, ata mund të paraqiten edhe për punëtoritë për programim, robotikë ose dizajn.

Të gjitha ngjarjet e “Meet and Code 2018” mund t’i gjeni këtu:  https://www.meet-and-code.org

Kush qëndron pas “Meet and Code”?        
“Meet and Code” organizohet nga “Haus des Stiftens gGmbH” me portalin për TI “Stifter-helfen” dhe partnerët përkatës të rrjetit të “TechSoup Europe”. “Meet and Code” mundësohet nga SAP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button