Zelandë e Re, 5 mijë dollarë gjobë nëse refuzoni të jepni fjalëkalimin e pajisjes elektronike

Në Zelandë të Re këtë javë hyri në fuqi ligji në bazë të të cilit zyrtari kufitar ka të drejtë të kërkojë nga udhëtari ose turisti fjalëkalimin e pajisjes së tij elektronike dhe nëse refuzohet zyrtari ka të drejtë të shqiptojë një gjobë prej 5.000 dollarësh të Zelandës së Re, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Drejtorisë së Doganave të këtij vendi thuhet se bëhet fjalë për një ligj të ri për Doganat dhe Shpenzimet, i cili lejon të merren nga udhëtarët fjalëkalimet e pajisjeve të tyre elektronike, por edhe të kopjohen të gjitha të dhënat brenda.

Zëdhënësi i Doganave, Terry Brown, tha se Zelanda e Re është shteti i parë në botë që vendos një masë të tillë.

“Nuk besoj të ketë një shtet tjetër në botë i cili ka rregulluar me ligj se njerëzit që refuzojnë të japin fjalëkalimet e tyre mund të gjobiten”, tha Brown, për të shtuar se zyrtarët kufitarë mund të mbajnë pajisjet për një kohë të caktuar.

Organizatat joqeveritare në vend reaguan ashpër ndaj këtij ligji, duke thënë se ai paraqet shkelje të privatësisë.

Kryetari i Këshillit për Liritë Civile, Thomas Beagle, është i mendimit se kjo praktikë paraqet “shkelje të rëndë të privatësisë së njerëzve”.

Beagle tha se në telefonat e tyre privatë, njerëzit mund të kenë e-maila, letra, të dhëna mbi shëndetin, fotografi private dhe se është e pakuptimtë që zyrtarët kufitarë të kenë qasje në to.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button