Objekti i Arkivit të Tetovës modernizohet me teneqe, reagojnë qytetarët, Komuna i ka duart e lidhura (FOTO)

Arkivi i Maqedonisë ka marrë vendim që ndërtesën e shekullit XX-të të Njësisë Rajonale të Arkivit në Tetovë ta mbështjellë me fasadë të re, e cila është prej teneqes. Qytetarët kanë reaguar duke thënë se po i prishet vlera arkitektonike, ndërkaq inspektorët e Komunës së Tetovës kanë vizituar Arkivin për ta rishikuar dokumentacionin, por nuk kanë kompetencë për t’i ndaluar punimet, pasi që të njëjtën mund ta bëjë vetëm Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit, shkruan Portalb.mk

Qytetarët e Tetovës kanë reaguar ndaj vendosjes së fasadës së re të objektit të Arkivit të Tetovës, i cili është një ndër simbolet më të vjetra të qytetit.

“Gruevizmi mbërriti dhe në Tetovë”, shkruan në “Facebook”, eko-aktivisti, Arianit Xhaferi, i cili e ka shpërndarë shkrimin e qytetarit Ngadhënjim Memeti, i cili shkruan se “ndërtesa e objektit të arkivit të qytetit, diku nga fillimi i shekullit XX-të, sot po mbështillet me fasadë alkubond-teneqe. Shpërfytyrimi i qytetit. Skandaloze”.

Ndaj kësaj, ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët, gjegjësisht Flakron Bexheti, i cili thotë se në vend që të konservohet dhe të ruhet autenticiteti i objektit, ajo po shndërrohet në një ndërtesë të zakontë, ndërkaq kërkon përgjegjësi nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Tetovës

“Në Tetovë po sakatohen edhe ato pak vlera arkitektonike që kanë ngelur, dhe qe e karakterizonin Tetovën si qytet të lashtë kjo ndodh me ndërtesën e Arkivit Historik, ku po “izolohet” me një fasadë alumini, duke i shlyer gjurmët e lashtësisë qe karakterizon periudha të caktuara historike. Ku mbeti mbrojtja e trashëgimisë kulturore ku Qeveria e RM ndan në vit përafërsisht 1 milion Euro në vit për mbrojtje, konservim dhe restaurim, te objekteve te lashta të mbrojtura!? Kjo ndërtesë në vend që të konservohet dhe të ruhet autenticiteti i saj ajo po shndërrohet, në një ndërtesë të zakontë. Ministria e Kulturës dhe Komuna e Tetovës duhet të mbajnë përgjegjësi!“, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Ekipi i redaksisë sonë ka vizituar ndërtesën, ndërkaq ka biseduar edhe me udhëheqësin e Njësisë rajonale të Arkivit në Tetovë, Malen Matovski, i cili na tha se ata posedojnë dokumente që ndërtesa nuk është objekt i trashëgimisë kulturore, por është objekt shtetëror.

“Ne e kemi të dokumentuar se ky objekt nuk është objekt i trashëgimisë kulturore, por është pronë shtetërore që i takon Arkivit Shtetërorë të Maqedonisë, Arkivi Shtetëror ka marrë vendim dhe i ka ndarë mjetet nga fondi i vetë për fasadën dhe nuk mund të them asgjë më shumë”, thotë për Portalb.mk, Matovski.

Derisa Portalb.mk ishte në objektin e Arkivit bashkë me ne, ishte edhe Inspektorati Komunal i Tetovës të cilët i lamë aty duke kontrolluar dokumentacionin. Nga Komuna thonë se ata kanë shkuar që ta kontrollojnë dokumentacionin, po nuk kanë kompetenca për t’i ndaluar punimet, pasi që kompetencat e tilla i ka Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit.

“Inspektorati Komunal në kornizën ligj-zbatuese ka të drejtë të inspektojë objektet e kategorisë së dytë. Objekti konkret në fjalë është objekt i kategorisë së parë (institucion nacional). Qeveria e RM-së ka miratuar program për rekonstruksionin e tërësishëm të objekteve të tilla. Ne si inspektorat duke pasur parasysh kërkesën e qytetarëve kemi dalë në terren, por për t’i ndërprerë punimet, këtë kompetencë mund ta ushtrojë vetëm Inspektorati Shtetërorë i Ndërtimit. Duke pasur parasysh këtë fakt, ne u jemi drejtuar të gjithë institucioneve kompetente që të shqyrtojnë kërkesën tonë si institucion. Ne nuk jemi kundër rekonstruksionit, por jemi në qëndrimin që të ruhen vlerat arkitektonike të trashëgimisë kulturore”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Projekti i Ambasadës britanike

One thought on “Objekti i Arkivit të Tetovës modernizohet me teneqe, reagojnë qytetarët, Komuna i ka duart e lidhura (FOTO)

  1. Epo keshtu eshte per here me shiptarellat! Sepse jemi fare e shkerdhyer 500 vjet nga otomani dhe bastardet e tij jashtqitje turko- arabe! Jemi bere Behuxhudin Shahabogllu te gjithe, e suam Baben erdoganogllu kurtullmush! Bastardet turko shiptar po shtohen dita dites, edhepse qrlbesira turqi, ndodhet 700 km latg nga trojet tonA, sherbetoret shiptar punojne per vllezrit selxhuk. Kerkonit kryetar komune shiptar? Ja ku i kemi, nuk u ha palla, jan strshitur mjliona here dhe notojne ne llumin e flliqtise. Naten endrojne turqine dhe embelsine a saj kursw diten shtiren shiptar. Kolonite e para otomane tanime i kemi: prizreni, gostivari, kandahari- skopje, kalljandelja etj etj, derusa memabjone Shqiperi, eshte mbeshtjelle nga ky pisllek abe e kend. Mjere ne, qe edhe kur patem edhe kur spatem pushtet, tw vetedujshem apo pavetedijshem, servile te flashket, per te huajn punuam.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP