Trafikanti Boro Stojçev, dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të Komunës Novo Sellë

Kryetari i Komunës Novo Sellë,  i dënuar për trafikim me cigare, Boro Stojçev, sot me deklaratë të shkruar, deri te Këshilli i Komunës Novo Sellë, ka kërkuar dorëheqje të parevokueshme nga funksioni, për shkak të arsyeve morale, njofton Portalb.mk.

LSDM, partia amë e kryetarit Stojçev, ka kërkuar nga ai që të japë dorëheqje nga pozita e të parit të komunës, ndërkaq njëkohësisht e ka dëbuar edhe nga partia.

Dje, Prokuroria Themelore Publike nga Strumica, kërkoi që Stojçev, të dërgohet në burg që ta mbajë dënimin prej 2 vjetëve, për veprën penale për të cilën është dënuar në vitin 2015.

Kërkesa e Prokurorisë së Strumicës është dorëzuar deri te Gjykata Themelore në Strumicë, ndërkaq prej atje informojnë se për të njëjtën do të vendos Këshilli Penal.

LEXO: E kapin duke trafikuar cigare, arrestohet kryetari i Komunës Novo Sellë, MPB e publikoi videon e aksionit

Kryetari i Novo Sellës është dënuar për veprën penale “përvetësim në detyrë”, të kryer në vitin 2010. Në vitin 2015m është dënuar me burgim me kusht prej 2 vjetëve, nëse nuk e përsërit veprën në 4 vitet e ardhshme. Për kryerjen e veprës penale dënimi me kusht skadon më 30 prill të vitit të ardhshëm.

Përndryshe, Stojçev dhe anëtarët e familjes së afërt këtë verë u kapën duke trafikuar 3.300 stekë cigare në mënyrë ilegale në malet e kufirit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. Pas kësaj, Stojçev, u dënua me 18 muaj burg për trafikim të cigareve, ndërkaq më pas Gjykata e Apelit e Shtipit ia uli dënimin në 6 muaj. Nëse kuk aktivizohet mbajtja e burgut prej 2 vjetëve, nuk ka bazë ligjore që t’i merret mandati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button