Investimet gjermane do të rriten, kur politika të largohet nga gjyqësori dhe sipërmarrësia (FOTO)

Në panel diskutimin që u mbajt sot në Shkup “Ndërtojmë ura –politika dhe ekonomia”, që u realizua në kuadër të forumit të dytë të biznesit maqedonase-gjermane, u vlerësua se rritja e investimeve të huaja direkte gjermane do të rritet nëse politika i largon duart nga sipërmarrësia, gjyqësori të jetë i pavarur dhe kur të rinjtë të jenë të arsimuar profesionalisht, shkruan Portalb.mk.

Sipas përfaqësuesit zyrtar të Fondacionit Konrad Adenauer, Johannes Rai për të parandaluar largimin e talenteve nga Maqedonia, është e nevojshme të ndërtohet sistem funksional politik dhe institucione që do të funksionojnë pa pengesa.

Kreu i delegacionit të ekonomisë gjermane në Republikën e Maqedonisë, Patrick Martens, theksoi se për biznesin gjëja më e rëndësishme është të jesh i lirë nga politika.

“Është e rëndësishme që ata të kenë stabilitet në planifikimin dhe sigurinë ligjore me një gjyqësor të pavarur. Këto janë parime të rëndësishme kudo në botë për investitorët vendas dhe ata të huaj. Zhvillimi i aktiviteteve investuese nga Gjermania në Maqedoni pres të vazhdojnë edhe më tutje, por duhet të punohet në mënyrë paralele edhe në disponimin e fuqisë punëtore këtu, sepse kompanitë gjermane janë kryesisht teknike dhe kërkohet ekip profesional pikërisht të asaj fushe “, tha Martens.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi

Duke vënë theksin në bashkëpunimin ekonomik ministri Bekteshi tha se: “Në 10 vitet e fundit, Gjermania është renditur e para nga vendet me të cilat Maqedonia ka realizuar shkëmbim më të lartë tregtarë me botën, duke ilustruar këtë me informacionin se vetëm në vitin 2017 ajo ka arritur vlerën prej 3 miliard euro, ndërsa në gjysmëvitin e pare të këtij viti shënon rritje prej 12.8%, ku eksportet janë rritur për  12.5% ndërsa importet me 13.7%”.

Nikica Mojsoska Blazevski nga Kolegji Universitar Amerikan – Shkup, vlerësoi se rritja e ekonomisë në Gjermani në masë të madhe ka ndikuar edhe në rritjen ekonomike në vend .

“Në vitet e fundit vërehet një ndryshim në strukturën e ekonomisë së vendit, si nga aspekti i tregut të punës, në aspektin e dominimit të profesioneve teknologjike si përgjigje ndaj nevojave të tregut, ashtu edhe nga aspekti i rritjes së eksporteve”, u shpreh Mojsoska-Blazevski.

Ndërkaq menaxheri i ndërmarrjes gjermane “Kostal” – Maqedoni,  Viktor Mizo, tha se zhvillimi ekonomik i një vendi duhet të konceptohet në aktivitetet teknike, sepse industria dhe prodhimi janë mënyra kryesore e progresit ekonomik.

Përfaqësuesja e Bundestagut gjerman, Thorsten Fraj deklaroi se e rëndësishme është që: “Maqedonia të shkojë në rrugën drejt integrimit euro-atlantik, në mënyrë që të hapë perspektiva për njerëzit, sidomos për të rinjtë në Maqedoni të cilët duhet të shohin të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre në vendin e lindjes, dhe për t’u arritur kjo është e nevojshme shtet i drejtë, medium dhe shprehje të lire, sistem të fortë arsimor dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”.

Debati “Ndërtojmë ura –politika dhe ekonomia” u realizuar nën organizim të Fondacionit Konrad Adenauer dhe Institutit për hulumtime të përgjithshme –MK91.

“Ndërtojmë ura –politika dhe ekonomia”
“Ndërtojmë ura –politika dhe ekonomia”

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button