Anija fundoset tё çmendurit vallёzojnё!

Pas mbёrritjes sё lajmeve dhe informacioneve se referendumi ka pёsuar fiasko dhe dёshtuar, filluan brohoritjet, ngazёllimi, duartrokitjet nga turma qё kishin dalё nё shesh dhe qendёr pёr ta festuar dhe jehona e zёrave duke bёrtitur vdekje NATO-s nuk duam nё EU ku  nё gjithё  rrjetet televizive botёrore ka qenё befasuese. Gjithё kjo skenё makabёr dhe e trishtueshme, i ngjan Titanikut, anija fundoset, kurse tё çmendurit dhe tё marrёt vallёzojnё.  Tё injorosh, tё pёrkёmbёsh, tё tallesh tё pёrbuzёsh nё mёnyrё arrogante dhe tё anashkalosh fuqinё mё madhёshtore tё njerёzimit, vlerat mё dinjitoze, demokracinё dhe traditat iluministe liberale europjane, qё deri tani ka shpikur gjithё njerёzimi, ёshtё paradoksale dhe tragjikomike.

Tё fyesh tё pёrçmosh, tё kesh ksenofobi, eurofobi neveri dhe melankoni ndaj figurave mё karizmatike nё botё, tё tre personaliteteve qё erdhёn duke ju pёrkёdhelur dhe lutur pёr t’ju bashkuar familjes europiane dhe me aleancёn PAX, superfuqi bipolare dhe kozmopolite nё rruzullin tokёsor, tё mohoh dhe pёrbuzёsh gjithё kёto vlera duhet tё jesh rival i fuqishёm, komb ose nocion me gjeostrategji ushtarake, ekonomike politike dhe ideologjike. Njё popull i vogёl qё akoma ka mbetur pa identitet, me njё shtet tё brishtё para dёshtimit dhe shpёrbёrjes tё festosh, tё shpallёsh triumf dhe epope, do tё thotё tё jesh i marrё, i varfёr tё mos njohёsh vetveten, i mitur dhe i pailuminizuar. Nё fund dhe djalli tallet, dhe thotё, o ju tё mjerё o ju tё marrё, unё u habita me ju. Nuk besoj se aq lehtё do t’ju mashtrojё dhe mposhti. Nё fund u hap kutia e Pandorёs. Bojkoti i referendumit nuk ishte mos ndryshimi i emrit, por prapaskena vizioni i njё pjese tё nacionalistёve dhe panosllavistёve ortodoks ёshtё se ata nuk duan qё Maqedonia tё antarёsohet nё NATO dhe Unionin Europjan.

Bojkoti dhe dёshtimi i referendumit qё pёr shumicёn e qytetarёve tё Maqedonisё, tё shteteve fqinje dhe tё shteteve nё Unionin Europjan ka qenё befasues dhe shokues. SLlavo maqedonasit si popull janё tё ndarё nё dy tabore. Tabori i parё  janё ultranacionalitёt, populistёt tradicionalistё panollavistёt tё inpiruar nga Rusia dhe liderёt e VMRO DPMN dhe tabori i dytё janё modernistёt proeuropian, shumica e SDS qё tentojnё Maqedonia pas zgjidhjes sё ngёrçit, kontekstit tё emrit tё integrohet nё strukturat NATO dhe BE. Sipas analistёve dhe ekspertёve europjanё, Rusia ka pasur influenca ka derdhur dhjetёra milion dollarё. Bashkёpunimi i agjentёve rus me liderёt nacionalistё kanё manipuluar masёn dhe kanё ndarё para. Po ashtu disa bisnesmenё grekё tё djathtё nacionalistё kanё ndarё para tё majme nё popullatё. Nё shumё rrjete informative si facebook, twiter ёshtё bёrё propagandё dhe fushatё duke manipuluar popullatёn. Maqedonia nё NATO dhe BE do tё jetё nё favor tё shqiptarёve. Shqiptarёt janё aleatё tё Perёndimit. Me ndryshimin e emrit, Maqedonia nё NATO dhe BE do tё jetё kapitullim dhe gjunjёzimi i popullit maqedonas dhe Maqedonisё. Shqiptarёt me ndihmёn e aleatёve SHBA dhe BE do tё kёrkojnё federatё ose konfederatё si nё Bosnje mini shtet nga Republika Serbe. Dalja dhe pёrkrahja nё referendum pa masё e shqiptarёve tё Maqedonisё, nacionalistёt dhe panosllavistёt i ka irrituar akoma mё shumё. Sikur shqiptarёt tё bojkotonin referendumin kёta fanatikё primitivё dhe meskinё do tё dilnin dhe pёrkrahnin njё çik mё tepёr referendumin. Ata nё fund do tё lidhin pakt me djallin, por asnjёherё nuk do tё shkonin sё bashku me shqiptarёt nё familjen europiane. Janё sikur rivaliteti vjehёrr nuse. Vjehrra duke parё si rivale nusen e djalit nga cinizmi dhe xhelozia ka dalё shprehja ‘pёr inat tё nuses, tё vdesё djali”.

Edhe se kёta nacionalistё shovinistё dhe dogmatikё janё me kokё tё kthyer nga vёllai i madh kanё nostalgji dhe konspiracion t’u bashkangjiten vёllezёrve tё tyre qё rrjedhin nga toka gjaku dhe fisi nga e njёjta etnogjeni. Por absurdi dhe paradoksi ёshtё se po tё shpёrthejё fuqi e barotit pёrsёri nё Ballkan, ata nuk do tё shkonin tek vёllezёrit e tyre. Ata si refugjatё sё bashku mё liderёt e tyre do tё vinin me nga njё valixhe nё dorё nё tokёn e premtuar nё Perёndim, nё parajsё e jo nё ferr.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button