Të pastrehët gjejnë 10 mijë dollarë dhe ia dorëzojnë policisë

Një çift të pastrehësh ia kanë dorëzuar policisë 20.000 realë brazilianë (10.000 dollarë), të cilët i kanë gjetur në një rrugë në Sao Paolo.

Ata jetojnë qe katër muaj nën urë, ndërsa e mbajnë jetesën me shitjen e mbeturinave që riciklohen. Mirëpo, krenaria e tyre nuk ka të bëjë me gjendjen financiare.

Pasi kanë dëgjuar alarmin, ata ishin afruar që të shohin se çfarë po ndodhte dhe kanë gjetur një çantë përplot me para në afërsi të një stacioni autobusësh. Më pas ata i janë afruar një pjesëtari të sigurimit dhe i kanë thënë që ta thërrasë policinë.

“Nëna ime më ka mësuar se nuk guxoj të vjedh dhe gjithmonë t’i tregoj policisë nëse dikush bën diçka të paligjshme. Nëse ajo më sheh në televizor do ta dijë se djali i saj është njëri nga njerëzit me të sinqertë në botë”, ka thënë 36-vjeçari Rejaniel Silva Santos.

Policia ka njoftuar se përveç parave në çantë janë gjetur numër i madh faturash dhe urdhëresash dhe ka konfirmuar se bëhej fjalë për paratë e vjedhura në një restorant japonez/portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button