Gjirokastër, makina përplaset me kamionin, humb jetën 24-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 24-vjeçari dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit në vendin e quajtur Terihat ku një xhip me targa greke ZKY 4154 është përplasur me një kamion me targa SR 7256 B që drejtohet nga shtetasi Nazmi Pasho 
 
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i xhipit Kostandin Mboqe 24 vjeç dhe janë plagosur bashkëshortja e tij Elda Gjergji 24 vjeç dhe kushëriri i saj Kristo Billo 23 vjeç.
 
Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Gjirokastrës dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.
 
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button