Pakistani dëbon disa organizata të huaja bamirëse

Pakistani urdhëroi organizatën bamirëse ActionAid dhe 17 agjenci të tjera ndërkombëtare të ndihmës t’i mbyllin operacionet dhe të largohen nga ky vend, shkruan REL.

ActionAid, organizatë me seli në Afrikën e Jugut, e cila përqendrohet në shkollim, zbutje të varfërisë dhe të drejta të njeriut, tha se ka marrë urdhrin për dëbim nga Ministria e Brendshme e Pakistanit.

“Vendimi i Pakistanit për mbylljen e ActionAid dhe të OJQ-ve të tjera ndërkombëtare është një përshkallëzim shqetësues i sulmeve ndaj shoqërisë civile, akademikëve dhe gazetarëve”, tha përmes një deklarate ActionAid.

“Viktimat e para do të jenë mijëra familje pakistaneze”, tha ActionAid.
Në një nga urdhrat për dëbim, një organizatë e ndihmës është akuzuar për “agjendë anti-shtetërore”.
Ministria e Brendshme e Pakistanit nuk iu përgjigj kërkesave për shpjegim të urdhrave të dëbimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button