Edhe fëmijët pa prindër kanë votuar për Gruevskin, drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijëve pa Prindër i ka gjetur vota VMRO-së

Për momentin në Gjykatën Penale, në seancën gjyqësore për rastin “Titanik”, ku të akuzuarit ndiqen për manipulime zgjedhore në vitin 2011 dhe 2013, janë  duke u dëgjuar biseda të përgjuara, ose siç njihen në opinion “bomba”, transmeton Portalb.mk.

Në një nga bisedat, pesë ditë para zgjedhjeve në vitin 2013, Mile Janakieski ka biseduar me drejtoreshën e Shtëpisë pa Prindër ku ajo i ka thënë Janakievskit se fëmijët do të votojnë për Gruevskin.

“Dy fëmijë, që janë të rritur do të votojnë në Shkup, ndërsa gjashtë fëmijë në qytetet tjera. Edhe ata do të votojnë, siç thonë, për Gruevskin, vetëm kërkojnë t’u paguhet udhëtimi”, tha drejtoresha.

Janakievski i ka thënë se nuk është problem, le t’i sjellin fletëpagesat dhe do t’ua kthejmë paratë. Drejtoresha i tha se rrugën do t’ua paguajë me paratë e Shtëpisë.

Janakievski në një bisedë tjetër telefonike kërkon edhe listë nga të burgosurit.

Në seancën e kaluar u lëshuan disa nga “bombat”, prej të cilave dëgjohej si ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski kërkon nga bashkëbiseduesit e tij të gjejnë kundërkandidatë të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet lokale të vitit 2013, si dhe se për atë shërbim kërkohen para për nxitje të ndonjërit prej kundërkandidatëve.

Në “bombat” u dëgjua edhe se si ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska për parregullsitë në listat zgjedhore, bashkëbiseduesit i thotë se edhe krahas vërejtjeve “nuk do të ketë probleme”, sepse “nga KSHZ-ja kanë thënë se gjithçka është ok”.

Një nga bisedat zbuloi edhe se në një adresë janë regjistruar nga 50 njerëz, për çka Jankullovska thotë se njerëzit i kanë plotësuar kushtet për të marrë letërnjoftime, dhe se “nuk u përket atyre se kush, ku dhe çka lëshon”. Në njërën nga bisedat Jankullovska jep udhëzime me fjalët “punë indiane bëhen gjatë kohës së heshtjes” për banorë nga komunat në Maqedoninë Perëndimore.

Në rastin “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Zhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata janë të dyshuar për bashkim kriminel, shkelje të së drejtës votuese, shkelje të lirisë së prëcaktimit të votuesve, mito gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button