Ky është vendimi i BDI-së nga mbledhja e sotme në Tetovë

Bashkimi Demokratik për Integrim pas mbarimit të mbledhjes me Kryesinë Qëndrore në Reçicë të Vogël, ka ftuar që të respektohet vullneti i qytetarëve që janë deklaruar pozitivisht në referendum. Sipas BDI-së Maqedonia duhet të përkushtohet në gjetjen e zgjidhjes për implementimin e Marrëveshjes së Prespës dhe jo për zgjedhje të parakohshme, njofton Portalb.mk

“Për momentin prioritet i vendit është gjetja e zgjidhjes me të cilën do të implementohet Marrëveshja e Prespës në Kuvend, BDI thërret të gjitha partitë politike që të punojnë në drejtim të krijimit të kushteve për implementim të Marrëveshjes. Për momentin nuk është koha për zgjedhje parlamentare të parakohshme, me të cilat do të rrënohet dinamika e implementimit të Marrëveshjes së Prespës, gjë që mund të sjell deri te një bllokadë serioze të proceseve integruese të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesën e Bashkimit Demokratik për Integrim.

BDI vlerëson se Marrëveshja e nënshkruar dhe e ratifikuar paraqet obligim ndërkombëtar për vendin, dhe në këtë drejtim i përshëndet mesazhet e dërguara nga miqtë ndërkombëtar, para së gjithash të SHBA-së, Bashkimit Evropian, vendeve anëtare të Unionit etj, në të cilat qartë dhe pa hamendje thirret Parlamenti i Republikës së Maqedonisë të merr obligimin për zbatim dhe implementim të Marrëveshjes së Prespës.

LEXO: Mbledhje në Kryesinë Qendrore të BDI-së në Reçicë të Vogël

LEXO: Ali Ahmeti është takuar me Hristijan Mickoskin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button