Kundërspin: Vullneti i shprehur qartë për ato që votuan, për Ivanovin nuk ka vlerë

Personi i cili nxiti më së paku dy kriza politike-sigurie të përmasave të mëdha, me abolimin e mbi 50 personave të dyshuar dhe me mos dhënien e mandatit LSDM-së dhe BDI-së në shkurt, mars dhe prill të vitit 2017, gjë që çoi deri te e Enjtja e përgjakur, spinon se duhet të ketë përgjegjësi politike për referendumin e 30 shtatorit 

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, iu drejtua opinionit me një fjalimi i cili përmban shumë spine, prej ku ndamë dy:

Spin: Realiteti është se referendumi nuk kaloi. Mos tentoni të ndryshoni këtë realitet. Mos nënvlerësoni vullnetin sovran të popullit maqedonas. Nuk mund të flitet për vullnet të shumicës në kushte kur nuk është realizuar censusi ligjor për referendum. Dalja prej 36,9 % nuk është vullnet i popullit, por është i 63,1% që nuk doli të votojë…

…Ndërsa si qytetarë, pres prej shumicës qeveritare të mbaj përgjegjësi për referendumin jo të suksesshëm. Të gjithë në jetë ballafaqohemi me disfata. Dikush më shumë, dikush më pak. Madhështia e njeriut qëndron në atë që ta njeh dhe të pranojnë humbjen. 

[Burimi: Presidenti i RM/ueb-faqja, data: 01.10.2018 г.]

Kundërspin: Gjorge Ivanov, Presidenti i Republikës së Maqedonisë, në daljen e tij para opinionit pas përfundimit të referendumit përdori më së paku dy të vërteta të shtrembëruara, me çka në njërën distancohet dhe shprehet se e dërgon si qytetarë.

Në rastin e parë Ivanov fuqishëm qëndron në pretendimin se rezultate kanë treguar se qytetarët kanë gjykuar Marrëveshjen e Prespës me çka referendumi doli i pasuksesshëm. Gjatë kësaj, Ivanov në mënyrë decide pretendon “Dalja prej 36.9 përqind e qytetarëve nuk është vullnet i popullit, por është i 63.21 përqindëshit që nuk doli të votojë”. Pa marr parasysh thirrjen në ligje, është thjeshtë edhe e pavërtetë, edhe marrëdhënie diskriminuese ndaj qytetarëve.

Ivanov spinon se 63.1 përqind, të cilët nuk ekzistojnë në realitet në Republikën e Maqedonisë, dhe përsëri, figurojnë në listën zgjedhore. Prej këtu, nëse me të vërtetë dëshiron të bisedojë për realitetin, Presidenti duhet të ketë parasysh të njëjtën dhe t’i kthehet pyetjes sesa realisht votues ka në Republikën e Maqedonisë, dhe më pas të flitet nëse mos dalja e tyre është vullnet për të votuar kundër Marrëveshjes së Prespës, nëse mos dalja e tyre ka të bëj me motivimin jo të mjaftueshëm, ose me mos pasjen e informacionit të nevojshëm për shënimin e këtij referendumi, ose mos dalja e tyre ka të bëj me dëshirën për të dënuar LSDM-në dhe partnerin e tyre më të madh të koalicionit, BDI-në.

Nga ana tjetër, vullneti i qytetarëve është mbi 600 mijë qytetarë, të cilët qartë u përcaktuan “PËR” Marrëveshjen e Prespës, ndërsa për Presidentin Ivanov nuk e njeh këtë vullnet. Ai në vend që të jetë President për të gjithë qytetarët dhe të legjitimojë qëndrimet e tyre, në veçanti nëse janë grupuar një numër kaq i madh, ai i injoron, në të vërtetë i shumëzon me zero. Me çfarë qëndrime politike nga funksioni i Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Ivanov shumë me lehtësi i shumëzon me zero 600 mijë bashkëqytetar me qëndrim të qartë?

Prej këtu, vlerësimi i Ivanovit se Marrëveshja e Prespës është e rënuar për atë se është i vlefshëm qëndrimi i 63.1 përqind i atyre që nuk kanë votuar është e vërtetë e shtrembëruar e cila bazohet në gjendje joreale në terren, mos përcaktimi i arsyeje të vërteta për bojkot ose abstenim, si dhe diskriminim i atyre qytetarëve që kanë votuar “PËR”, sepse për presidentit qëndrimi i tyre nuk numërohet, përkatësisht nuk ekziston. Për këtë kjo pjesë e fjalimit është spin nga ana e presidentit Ivanov.

Spinin e dytë e thotë nga pozita e qytetarit, sepse përgjegjësia e organizatorëve të referendumit, duke vlerësuar se ato kanë përjetuar disfatë, duhet të ballafaqohen me atë disfatë.

Së pari, duke nisur prej despinimit të parë, mund të vlerësohet se ato që e caktuan dhe organizuan referendumin, partitë qeveritare përmes Kuvendit të RM, kanë të drejtë të plotë t’i interpretojnë rezultatet si sukses. Kjo është e drejta e tyre politike e cila do të kontrollohet përmes realitetit – nëse do të kenë sukses mbi bazë të këtyre rezultateve të bëjnë ndryshime kushtetuese në pajtim me Marrëveshjen e Prespës ose jo.

Së dyti, si mund të kërkohet përgjegjësi për operacion politik të realizuar në pajtim me kryefjalët e programit të partisë qeverisëse, të cilat po ashtu mund të gjenden edhe në partinë kryesore opozitare?

Së treti, është hipokrizi që të pretendohet nga ana e Ivanov se si qytetar pret përgjegjësi për referendumin e dështuar kur vet Ivanov nuk mbajti përgjegjësi kur qytetarët e kërkuan atë prej tij së paku dy herë. Një herë kur nënshkroi abolimin për mbi njëqind persona të involvuar në hetime penale në Prokurorinë Speciale Publike, duke nxitur krizë mujore me parregullsi në rrugë, së dyti, kur përsëri krijoi krizë politike duke refuzuar me javë dhe muaj në dhënien e mandatit partive të cilat u bashkuan dhe përbënin shumicën në qeveri, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në vitin 2016. E gjithë kjo, çoi deri në ngjarjet e 27 prillit, të ashtuquajturës e enjtja e përgjakur, përkatësisht krizën e sigurisë duke kërcënuar me skenarë për shpalle të gjendjes emergjente ose të luftës civile.

Dhe tani, me një bagazh të këtillë si President, Ivanov, deklaroi se pret përgjegjësi për shkak të organizimit të referendumit – diçka që qëmoti është premtuat prej partive politike – është hipokrizi, por njëkohësisht edhe e vërtetë e shtrembëruar, gjegjësisht, spin. 

Burimi: Vërtetmatësi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP