Putin niset drejt Indisë, synon nënshkrim të marrëveshjes miliardëshe

Presidenti rus, Vladimir Putin ka nisur më 4 tetor vizitën e tij dyditore në Indi, me qëllim të thellimit të lidhjeve të Rusisë me shtetin, ekonomia e të cilit është duke u rritur me shpejtësi të madhe, transmeton REL. 

Putin dhe kryeministri indian, Narendra Modi pritet të rishqyrtojnë bashkëpunimin në çështjet e mbrojtjes dhe të diskutojnë lidhjet në aspektin rajonal dhe atë global në një samit dypalësh në Nju Delhi më 5 tetor, ka njoftuar ministria e Jashtme e Indisë.

Ndihmësi i Putinit, Yury Ushakov, ka thënë se bisedimet e presidentit rus me Modin do të fokusohen “ në partneritetin strategjik ruso-indian”.

Gjatë kësaj kohe pritet të nënshkruhen më shumë se 20 marrëveshje në mbrojtje, çështje hapësinore dhe ekonomi, ka thënë Ushakov, duke insistuar se “çështje kyçe” e udhëtimit mbetet nënshkrimi i një pakti 5 miliardë dollarë për të furnizuar Indinë me sisteme raketore të mbrojtjes S-400.

Moska negociuar me Indinë për t’i shitur raketa me rreze të gjatë veprimi për muaj të tërë andaj Pentagoni ka paralajmëruar Nju Delhin se do të mund të preket nga sanksionet amerikane, nëse blen këto sisteme të sofistikuara.

Uashingtoni dhe Nju Delhi kanë premtuar se do të bashkëpunojnë më ngushtë në çështje të mbrojtjes, mirëpo Rusia vazhdon të jetë furnizuesi kryesor i armëve për Indinë, e përcjellur nga Shtetet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button