Vazhdon përplasja me Tunën! Roberti nuk ka ndërmend ta lërë me aq (VIDEO)

Robert Berisha nuk mund të rrinte i heshtur pas deklaratave që bëri kunata e tij Tuna, si kundërpërgjigje ndaj intervistës së tij të parë. Në një sekuencë videoje gjatë emisionit “Pop Culture” ku ka qenë i ftuar e që pritet të transmetohet këtë të shtunë, Roberti komenton edhe daljen e bashkëshortes së vëllait në intervistën e dhënë për “Prive” të shtunën, shkruan Bordo.al. 

Sipas tij, arsyeja se përse Tuna reagoi tani dhe në këtë formë lidhet me faktin se ajo ka kërkuar vëmendje dhe i është lutur gazetarëve për një intervistë pasi siç thotë ai “pasi që nuk po i shkon mirë me këngën me projektet normal që i ka thirr vet i ka thënë ju lutëm tvij ta boj një intervistë, i ka tregu dhe pyetjet si me ia bë”.

Megjithatë në fund ai dëgjohet të thotë se ai është i lumtur që ata janë mirë duke iu referuar familjes së vëllait: Patrisit Tunës dhe nipit Tian. Ndërsa sa i përket kunatës së tij këngëtare ka zgjedhur ta mbyll deklaratën duke i uruar thjesht suksese në karrierë.

Nuk dihet se çfarë do të ndodh më tej, nëse Tuna do të kundërpërgjigjet apo jo, ndonëse duhet thënë se kjo përplasje ka lënë të papërfshirë marrëdhënien mes dy vëllezërve që duket se është ende e fortë dhe e palëkundur pavarësisht pakënaqësive që kanë ndaj njëri-tjetrit Roberti dhe Tuna.

Ndiq videon me poshte

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP