Dimovski ka dorëzuar propozim për plotësimin e Antikorrupsionit

Deputeti Ilija Dimovski, nga VMRO-DPMNE sot deri tek Parlamenti ka dorëzuar Propozim vendim për emërimin e anëtarëve në Komisionin shtetëror për parandalim të korrupsionit, përcjell Portalb.mk.

“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më 19 mars të viti 2018 shkarkoi pesë nga shtatë anëtarët e Komisionit Shtetëror për parandalim të korrupsionit, për këtë shkak vlerësoj se është e nevojshme në pajtueshmëri me Ligjin për parandalim të korrupsionit të hapet konkurs për emërim të pesë anëtarëve të ri në këtë komision. Në këto momente shteti nuk ka komision funksional për parandalim të korrupsionit. Paralajmërimi politik për mbajtjen e mundshme të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, e shton nevojën për kompletim të përbërjes së Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, kjo për shkak të kompetencave të saj të lidhura me mbajtjen e zgjedhjeve dhe në pajtueshmëri me ligjet”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga Dimovski.

Mbajtja e zgjedhjeve pa përbërje të kompletuar dhe funksionale e cila do të mund të vendos dhe veprojë në kohë pas shpalljes së zgjedhjeve dhe gjatë kohës së kampanjës zgjedhore, sipas tij, to të thotë veprim komplet jashtëligjor i partive dhe institucioneve shtetërore dhe publike.

“Nuk do të ketë institucion që do të mund t’i kundërvihet keqpërdorimeve eventuale nga ana e institucioneve shtetërore, lokale dhe publike në shërbim të partive”, vlerëson Dimovski.

Deputetët e kanë fjalën e fundit për formimin e Komisionit për Antikorrupsion në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button