A duhet të jetë pica një ushqim i ndaluar?

Një pyetje që na mundon të gjithëve: a është pica ushqim i dëmshëm? Shumica prej nesh mezi presin të hanë picën e tyre të preferuar. Mirëpo, janë para dilemës se nëse duhet ta hanë apo jo.

Dietologia, Rolina Naço ka treguar për Gazetën Shëndeti, nëse pica është apo jo ushqim i ndaluar?

Jo, nëse ndiqni disa këshilla si më poshtë mund ta shtoni edhe në listën e ushqimeve edhe nëse jeni në dietë:

1) Zgjidheni picën me brumë të hollë

2) Shtoni perime të mjaftueshme, si speca, kërpudha dhe domate të freskëta!

3) Shmagni shtimin e salciceve, proshutës dhe sallamit.

4) Mundohuni të qëndroni te konsumi i një pjese të vogël, siç shpesh e përmendim çdo gjë me masë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button