Në shitje ishulli për 5 milionë $

Ishulli “Red Rock”, që ndodhet në pjesën veriore të Gjirit të San Francisco, është vënë në shitje për pesë milionë dollarë.

Që nga fillimi kur ishte vënë në shitje, ishulli është shitur për 22 milionë $, ndërsa çmimi prej 5 milionë $ duket si një “meze”.

Agjenti i patundshmërive, Steven Higbee tha se ishulli i pazhvilluar është në treg për vite, dhe pasi që nuk ka pasur blerës të interesuar, ai këshilloi pronarët të ulin çmimin.

Ishulli është një terren shkëmbor pa asnjë shtëpi apo objekt tjetër, ndërsa mund të arrihet vetëm me anije ose helikopter dhe nuk gjendet as në harta, raporton Telegraph.

Higbee tha se ishulli është i përsosur dhe një pronar i ri do të ketë shumë mundësi të organizimit të ndejave të çmendura. Përveç kësaj, ai siguron një mundësi për të ikur nga ditët e verës së zhurmshme në San Francisko.

Personi i vetëm që e quajti “Red Rock” (Shkëmbi i Kuq) ishte Selim Woodworth, i cili ndërtoi një kasolle dhe banoi në vetmi nga viti 1851 deri më 1856.

“Nëse pronari i ardhshëm do të jetë një njeri me para dhe vizion, në ishullin ka mundësi për investime në formën e ndërtimit të vendpushimeve dhe kazinove”, tha Higbee.
Pronari i tanishëm i Mack Durning e mri në pronësi ishullin nga David Glickman në vitet e ’70-ta në këmbim të një borxhi të pakthyer. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button