Për rehabilitimin e deponisë rajonale Rusino, pritet të ndërmerren masa urgjente

Përfaqësues të Zyrës për Zhvillim ekonomik lokal pranë Komunës së Gostivarit dhe NP “Komunalec”, realizuan një takim me ekspertët e Sekretariatit Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO) dhe me përfaqësues të Qendrës për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut.

Në takim, ekspertët e SECO-s, Mathias BOHN dhe Gernod Dilewski, u njoftuan me gatishmërinë e Komunës së Gostivarit për fillimin e zbatimit të masave urgjente për rehabilitmin e deponisë Rusino, e që nënkupton kanalizimin e ujërave të zeza, fillimin e  studimit të fizibilitetit për hapjen e rrugës alternative drejt deponisë Rusino (rruga përmes Krastës së Reçanit) për të shmangur kalimin e  automjeteve të rënda nëpër vende të banuara, si dhe të masave tjera të nevojshme në këtë drejtim.

Takimi në fjalë, njëherit shënon edhe fillimin e punimeve të para në kuadër të një investimi kapital për zgjidhjen e problemit me mbetjet urbane për gjithë rajonin e Pollogut.

Pas takimit, të tria palët i bënë një vizitë deponisë Rusino, për të parë nga afër mundësinë e realizimit sa më të suksesshëm dhe efektiv të masave të parapara.

Ndryshe, me fond prej 7.8 milionë franga nga Agjencia Zvicerane, Komuna e Tetovës, Gostivarit, Zhelinës dhe Bogovinës, bashkërisht e kanë filluar projektin për standardizimin e deponisë Rusino. Në fazën e parë pritet që për 1 vit të mbarojë studimi i vizibilitetit për trajtimin e mbetjeve, ndërkaq faza tjetër është standardizimi i plotë i kësaj deponie. Në fund, ky studim do të tregojë që do të duhet ta menaxhojnë së bashku me një ndërmarrje publike rajonale ose eventualisht do të jepet me koncesion. Por asnjëra prej këtyre nuk do të bëhet derisa nuk bëhet standardizimi i plotë.

7.8 milionë franga zvicerane, për modernizimin e deponisë Rusino (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button