BB: Deri në vitin 2020 Maqedonia do të shënojë rritje ekonomike për 3,2%

Raporti i rregullt ekonomik i Bankës Botërore për shtetet e Ballkanit Perëndimor, vlerëson se Maqedonia është në rritje negative në më shumë sfera të ekonomisë. Por, të dhënat e këtij raporti parashikojnë se deri në vitin 2020 Maqedonia do të shënojë rritje ekonomike për 3,2%. Gjithashtu, negativisht në ekonomi ndikon dhe mbajtja e zgjedhjeve.

Filiali i Bankës Botërore në Shkup, sot ka publikuar raportin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Raporti përfshin nivelin e papunësisë, investimet kapitale, deficitin financiar, investimet e huaja dhe faktorë të rëndësishëm që ndikojnë në ekonominë e një vendi.

Ekonomisti i Bankës Botërore, Bojan Shimbov thotë se sipas parashikimeve të bankës, Maqedonia për këtë vit ka shënuar rritje poztitive për vetëm 2,5 përqind, përderisa deri në vitin 2020 pritet që të ketë rritje për 3,5 përqind. Sipas tij, pozitivisht kanë ndikuar investimet e huaja të cilat e kanë përmirësuar një pjesë të madhe të industrisë prodhuese vendore.

Banka Botërore ka paraparë rritjet ekonomike në Maqedoni për tre vitet e ardhshme.

Sipas parashikimeve të Bankës botërore në Maqedoni do të ketë rritje ekonomike për 2,6%, në vitin 2019 për 2,9% kurse në vitin 2020 për 3,2% . Ekonomisti i Bankës Botërore Bojan Shimbov konsideron se anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe NATO do të ndikoj në përshpejtimin e zbatimit të reformave në ekonomi.

Sipas Shimbov Maqedonia është duke u përballur me deficit të ulët fiskal, kjo për shkak të rritjes së të ardhurave dhe investimeve të pamjaftueshme kapitale në vitin 2018.

“Të ardhurat janë në rritje, në bazë të të gjitha parimeve, sociale, akcizës, tatim mbi të ardhurat, tatim personal, neto-tatim i vlerës së shtuar. Kthimi i TVSH-së është duke u bërë me ritëm të përshpejtuar, janë duke u pastruar obligimet e mbetura të shtetit ndaj kompanive, që ndikon për të mirën e likuidimit të tyre,” tha Shimbov.

Sipas të dhënave nga raportit i Bankës Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimorë, papunësia në Maqedoni është në ulje, kurse më shumë se gjysma e fuqisë punëtorë është joaktive, që domethënë nuk kërkojnë angazhim në tregun e punës. Lidhur me rritjen e pagave, paga mesatare është rritur për 5,5 përqind, kurse kjo rritje është shënuar më së shumti në industri.

Lidhur me atë se sa ndikon mbajtja e zgjedhjeve negativisht në ekonominë e vendit, Shimbov, konsideron se perspektiva e Maqedonisë për anëtarësimin në BE dhe NATO do të ndikoj në përshpejtimin e reformave ekonomi megjithatë proceset politike dhe mbajtja e zgjedhjeve do ta ngadalësojnë këtë proces.

Ndikimi pozitiv në ekonominë e shteteve pas antarësimit në NATO dhe BE

Pas hyrjes në NATO, investimet e huaja vjetore në Shqipëri u rritën edhe për një miliard euro (p.sh. në vitin 2016) dhe arritën rreth 10% të (Prodhim i Brendshëm Bruto) PBB-s. Investimet e ndryshojnë direkt pasqyrën e papunësisë – dhimbjen më të madhe të rajonit. Para do kohësh, ministri për ekonomi dhe financa i Shqipërisë, duke i cituar të dhënat nga Instituti për statistika, theksoi se në vend është regjistruar niveli më i ulët historik i papunësisë prej 12.5%.

Bullgari, pesë vjet përpara se të bëhej anëtare e NATO-s, Investimet e Huaja Direkte (IHD) si përqindje e PBB-së ishin 7%, ndërsa pesë vjet pas hyrjes në NATO ato u rritën në 19.7% në vit. Sipas Eurostat-it, standardi i qytetarëve të Bullgarisë është 50% në krahasim me mesataren evropiane, ndërsa në prill të këtij viti, përqindja e papunësisë ka qenë 5.1%.

Standardi jetësor i qytetarëve të anëtarit më të ri të NATO-s, Malit të Zi, është 46% në krahasim me mesataren evropiane, ndërsa shkalla e papunësisë është 18%. Nga vendet anëtare të NATO-s, mirëpo që nuk janë anëtare të BE-së, në aspekt të standardit ngec Shqipëria, ku ai është 30% në krahasim me atë evropian.

Raportet e paradokohshme të institucioneve financiare ndërkombëtare treguan se trendet ekonomike në Maqedoni, e cila nuk është anëtare e NATO-s dhe e BE-së, varen drejtpërdrejtë nga politika e brendshme që rezultoi me pasiguri të thellë që e mori tatimin e saj – me rënie në PBB-së. Nga ana tjetër, në vendet anëtare të NATO-s është regjistruar rritje e ekonomisë.

LEXO: АNALIZË: Përfitimet ekonomike të anëtarësimit në NATO të kapshme për banorët e Maqedonisë

LEXO: Аnalizë: Rekord i borxhit shtetëror publik dhe rreziqet: kredi të reja vetëm për të krijuar vlerë të re!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button