Shkup, ekspozitë fotografike kushtuar diasporës shqiptare ndër shekuj

Më 14.10.2018 (e diel), në ora 12:00, në Galeria Kombëtare e Maqedonisë, objekti “Malla Stanica” Shkup do të hapet ekspozita fotografike “Unë jam shqiptar”, njofton Portalb.mk.

Ekspozita është organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë, Galeria Kombëtare e Maqedonisë dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni.

Ekspozita e cila për tematikë ka emigrimin e shqiptarëve, përfshin materiale fotografike mbi diasporën shqiptare ndër shekuj. Ekspozita fillon në mënyrë kronologjike me fotografinë e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si përfaqësues i epokës më të lavdishme të shqiptarëve por dhe kohës kur filluan valët e para të emigrimit shqiptar.

Ekspozita gjithashtu përmban foto të arbëreshëve të parë me ngulimet e tyre në Italinë e Jugut, foto të arvanitasve dhe rilindësve shqiptarë. Fotoja e emigrantit të parë në SHBA është moment i rëndësishëm në ekspozitë, duke vijuar më fotografi të shoqërive të para patriotike në Sofje, Bukuresht, Kajro, Stamboll e Vjenë. Pjesa tjetër e ekspozitës, por jo më pak e rëndësishme, prezantohet nëpërmjet fotografive nga personalitetet e suksesshme shqiptarë në vendet e emigrimit të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button