“27 prilli”, Kacarska: Të akuzuarit të ndalojnë me kërcënimet ndaj dëshmitarëve

Gjykatësja, Dobrilla Kacarska në fillim të seancës së sotme gjyqësore për “27 prillin”, i ka paralajmëruar të akuzuarit që të mos u lajmërohen dhe të mos i kërcënojnë dëshmitarët, njofton Portalb.mk.

“Të akuzuarit të ndalojnë që t’i keqtrajtojnë dëshmitarët. Të ndalojnë së telefonuari, për të takuar takime, të ndalojnë së kërcënuari”, i paralajmëroi gjykatësja Kacarska.

Ajo nuk ka precizuar se cilët të akuzuar janë kërcënuar.

Në seancën e sotme për sulmin e dhunshëm në Kuvend, dëshmojnë 4 dëshmitar të cilët janë të punësuar në MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button