“Gjymtimi” shfaqet sot në kuadër të festivalit “Martin McDonagh” në Rusi (VIDEO)

Shfaqja “Gjymtimi” në regji të Qëndrim Rijanit e realizuar në Teatrin Shqiptar të Shkupit, me fillim prej ora 19:00, do të shfaqet sot, 4 tetor, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “Martin McDonagh” – Rusi, transmeton Portalb.mk.

Autor i “Gjymtimit” është Martin McDonagh, dhe në të luajnë aktorët: Adem Karaga, Xhevdet Jashari, Amernis Nokshiqi dhe Luran Ahmeti.

Skenografia e shfaqjes është realizuar nga Petrit Bakalli, kostumografia nga Edlira Qyshka, kompozimi nga Nexhat Mujovi – Virusi e kurse skulpturat janë vepër e Dashmir Arifit

Premiera e komedisë së zezë “Gjymtimi”, u shfaq në festivalin Vera e Ohrit në vitin 2014 dhe pos në skenën amë u mirëprit në disa festivale në vend dhe jashtë tij.

“Gjymtimi” është vlerësuar me çmimet “Shfaqja më e mirë”, në Festivalin e Komedisë “Koko Fest” në Korçë – Shqipëri dhe çmimin “Grand Prix” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove në Tetovë.

Ndërkaq regjisori i komedisë “Gjymtimi”, Qëndrim Rijani në festivalin “Koko Fest” u shpall “Artisti i ri më i mirë”, kurse aktorët Luran Ahmeti në Festivalin e Komedisë “Koko Fest” – Shqipëri dhe Adem Karaga në Festivalin Teatror “Vojdan Çernodrinski” – Maqedoni u vlerësuan si “Aktorët më të mirë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button