Kushtetuta do ndryshohet sërish, gati heqja e imunitetit

Një prej 32 deputetësh nga mazhoranca kanë nënshkruar projektligjin për ndryshimin e Kushtetutës me qëllim ndryshimin e sistemit të imuniteteve. Me mbështetjen e Partisë Socialiste, deputetët e Kuvendit me 6 gusht, do të duhet të votojnë për ndryshimin e dokumentit themeltar të shtetit. 

Konferenca e Kryetarëve ka caktuar datat 20-21 korrik, për shqyrtimin e nismës dhe zhvillimin e dëgjesave  me ekspertë konstitucionalistë ndërsa me 6 gusht nisma do shqyrtohet në seancë plenare. Nëse një gjë e tillë do të ndodhë, atëherë ky do të jetë ndryshimi i dytë brenda katër vjetëve, pasi më parë Kushtetuta u ndryshua po me konsensusin PD-PS në vitin 2008.

“Partia Socialiste nuk do të ndërhyjë më asnjëherë në Kushtetutën e Republikës me nxitimin e 4 viteve më parë. Aq më tepër sot në kushtet kur jemi përpara faktit të kryer të kthimit të shtetit në një mishërim të pushtetit njëpartiak dhe kur një President i zgjedhur njëanshmërisht pritet të përzgjedhë një Prokuror dhe një Drejtor Shërbimi që s’kemi ende asnjë arsye të besojmë se do të përzgjidhen për t’i shërbyer shtetit dhe jo pushtetit njëpartiak”, u shpreh Rama sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së.

Në një farë mënyre Rama, paralajmëroi se ndryshimi i Kushtetutës këtë herë do të bëhet “njëherë e mirë”. Ai ceku këtë emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese por nuk dihet nëse PS do të propozojë ndryshim në këtë aspekt. “Nuk mund të na bindë dot askush që për të forcuar luftën kundër korrupsionit na u dashka një arnim shpejt e shpejt, qorrazi, i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Jo! Për të forcuar luftën kundër korrupsionit na duhen gjykata të pavarura”, tha lideri i opozitës. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button