Osmani-Knajsel-Mariçiq: Të shfrytëzojmë gjitha mundësitë që Marrëveshja të kalojë në Kuvend (FOTO/VIDEO)

Në kuadër të konferencës së tretë për reformat e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, shefi i delegacionit shtetëror për negociata me Bashkimin Evropian (BE), Bujar Osmani dhe negociatori kryesor teknik, Bojan Mariçiq kanë realizuar takim me ministren Federale për Evropë, Integrime dhe Punë të Jashtme të Austrisë, Karin Knajsel, transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të takimit, Osmani ka deklaruar do t’i mbetet e përkushtuar agjendës evropiane, me thellimin e momentumit reformues, si dhe me vendosmëri do të vazhdojë me implementimin e rregullave evropiane, standardeve dhe vlerave, me të cilin do të kontribuojë në ndërtimin e një Evrope më të fuqishme dhe më stabile.

“Kishim proces jashtëzakonisht të rëndësishëm të referendumit në vend, në të cilën më shumë se 600 mijë qytetar shprehën vullnetin e qartë politik për implementimin e Marrëveshjes së Prespës, i dhe për ta çuar vendin përpara në procesin integrues. Kemi detyrim të shfrytëzojmë gjitha mundësitë si dhe këtë Marrëveshje ta implemetojmë në Kuvend”, theksoi Osmani. Ai iu referua edhe sfidave me të cilat ballafaqohet vendi lidhur me referendumin që kaloi, ku edhe shprehu kënaqësi nga mbështetja e lartë të qytetarëve për Marrëveshjen e Prespës dhe anëtarësimit në BE dhe NATO.

Në Konferencën e sotme për reformat e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WBAR) pritet të nënshkruhet edhe një deklaratë e përbashkët ku mes tjerash, do të riafirmohen përpjekjet për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, avancimi i bashkëpunimit rajonal si dhe perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku edhe do të pasojë fjala e Zëvendëskryeministrit Osmani në panelin kushtuar komunikimit të BE-së në opinion.

Në kuadër të vizitës së tij në Tiranë, Osmani do të mbajë takime bilaterale me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Ministren për Integrime Evropiane të Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha.

Në konferencën e ditës së sotme për reformat e anëtarësimit në vendet e Ballkanit Perëndimor (WBAR) në Tiranë, mbështetur nga presidenca austriake e Këshillit të BE-së e treta me radhë, e paraprirë nga e para e mbajtur në Shkup në vitin 2015 dhe e dyta e mbajtur në Podgoricë në vitin 2017.

Osmani – Knajsel – Mariçiq

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button