Indi, 26 raste të reja të gripit të derrit

Për një ditë në qytetin Ahmedabad të provincës Gujarat të Indisë janë regjistruar 26 raste të reja të gripit të derrit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve të mediave lokale, në një deklaratë nga Institucioni Komunal në Ahmedabab (AMC) thuhet se dje në këtë qytet janë regjistruar 26 raste të reja të gripit të derrit dhe se ky është numri më i lartë i rasteve të regjistruara për një ditë gjatë vitit 2018.

Në deklaratë thuhet se brenda kufijve të qytetit Ahmedabad që nga 1 shtatori e deri më tani 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e gripit të derrit dhe se numri i rasteve të gripit të derrit në muajin shtator është rritur në gjithsej 348.

Në gjithë provincën Gujarat që nga muaji shtator e deri më tani është parë një rritje në rastet e gripit të derrit. Gjatë kësaj periudhe në këtë provincë janë regjistruar 787 raste të gripit të derrit, kurse 21 persona kanë humbur jetën nga ky grip.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button