Digjitalizohet kadastra e Tetovës

Prej sot edhe qytetarët e Tetovës do të kenë mundësi që në mënyrë digjitale të kontrollojnë të dhënat e tyre për pronësi. Këtë e deklaroi drejtori i përgjithshëm i kadastrës në Maqedoni, Stevçe Tërpevski, i cili gjatë vizitës së tij në Tetovë tha se ky sistem i ri i funksionimit të kadastrës në mënyrë digjitale do të mundësoj një qasje më të lehtë për të dhënat personale, me çka qytetarët do të mund që edhe nga shtëpitë e tyre të kontrollojnë pronësitë e tyre dhe procedurat do të kryen më shpejtë. 

“Gjithashtu, me digjitalizimin e kadastrës do të mund të nxirren edhe fletëpronësi në mënyrë më të shpejtë. Risia është se qytetarët e Tetovës do të mund të nxjerrin fletëpronësi dhe për ndonjë pronë që e kanë në qytet tjetër pra, me digjitalizimin do të ulen edhe shpenzimet e qytetarëve”, tha Tërpevski.

Ndërsa zëvendës drejtori i kadastrës së Tetovës, Afrim Hyseini  tha se me këtë mënyrë do të kemi një lehtësim të punëve të administratës në kadastër.

“Me këtë mënyrë, pritjet disa mujore do të ulen në disa ditë apo orë. Me digjitalizimin e kadastrës në Maqedoni mbi 1 milion e 200 mijë prona private dhe shtetërore më janë digjitalizuar dhe kjo formë e digjitalizimit do të mundësojë qasje më të lehtë deri tek institucionet shtetërore dhe private”, tha ai./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button