110 milionë euro për ndërmarrjet
Njëqind e dhjetë milionë euro prej sot janë të arritshme për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavrevski do ta nënshkruajë marrëveshjen me drejtorin e Bankës Investuese Evropiane Dominik Korubin.
Mjetet janë siguruar që t’ju ndihmohet kompanive për të dalë nga kriza për shkak të ndodhive në eurozonë dhe janë pjesë e pakosë së fundit të masave të Qeverisë.
Ekonomistët do të mund t’i marrin paratë me kushte të volitshme me kamatë prej 5.5 për qind.
Kjo është linja e tretë kreditore e Bankës Investuese Evropiane për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Paraprakishtë janë dhënë 150 milionë euro. /portalb/