Miku im dhe ‘Gjahu i tij i qorrave’…

Florim V. Ajdini

Florim V. Ajdini

Na ishte një herë një njeri, atebotë një mësues i mirë, të cilin unë mundohesha ta njihja si mik, për të krijuar me të miqësi afatgjate, thjesht ngase më pëlqente si gykonte mbi gjërat dhe si i artikulonte mendimet e tija të mësuesit shiptar, rreth një epoke të ashpër, kur regjimi komunist, ishte akoma i pamëshirshëm, gjithnjë kur  vëreheshin tendenca apo elemente patriotike, të lidhura me shqiptarizmën dhe mbijetesën e saj.   Dhe siqë thuhet shpeshherë, ajo klisheja e bisedave nëpër kafenet tona, emri i njeriut  shpeshherë i ngjan farkatarit i fatit të tij, e njëjta më dukej se po ndodhte edhe me këtë mik timin, edhepse kjo nuk vërehej haptas, por përflitej andej këndej, pikërisht si në vende ku liria e të shprehurit sanksionohet ashpër nga oligarkia dhe autokracia e regjimit te kohës.

Për çudi, ky mik i imi kishte ndodhur me fat të mirë, e jo te prerë, ishte i predispozuar t’i ngjante kësaj të parës, pra të ishte mësonjës i cili nga rrethi perceptohej si figurë realiste dhe njëkohësisht edhe fantazmë  të cilës nuk mundeshe t’i besosh dhe siqë janë të gjtha fantazmat, ishte i padukshëm në dritën e realitetit të rrethit ku jetonte!   Për të ilustruar portretin e tij të pedagogut, do të thosha që ate bote, fjala dhe mendimi i lire, per çeshtje kombëtare, ndrydheshin dhe ndëshkoheshin ashpër. Ne si të rinj, nuk guxonim bisedat e kësaj natyre t’ i artikulonim ngase thjesht, mund të hanim ndonjë burg, pas të cilit (provat kishin treguar),  jeta e njeriut nuk ia vlente te jetohet, madje as nje minutë të vetme. Një epilog i tillë, për pedagogun, mësuesin dhe intelektualin e asaj koje, nuk ishte gjithnjë sipas arshinit te njëjtë, ngase mvarej nga performancat e aktorëve të dramës macabre,  që luhej në skenat e  dekadave që kalonin.  Thjeshte thënë,   mvarej nga shkathtësitë aktorëve të verbër, dhe aftësia e tyre në fushën e gjahut, nga ku vinte edhe gjeneza e novels, në fokus të këtij shkrimi.

Edhe atë botë sikur sot,   egzistonte një konglomeracion i tërë i mekanizmash,  nga më të ndryshmet, të cilat s’ka mëdyshje që temë boshte e kishin servilizmin, përkuljen dhe ëndjen për famë, pasuri e pozitë, që ushtrohej me lëpirje të ëmbla   me ato të mëdhenjtë e pushtetarët, që i kemi pasur gjithnjë me bollëk. Ishte kjo ‘mode de vivre’ ( mënyrë jetese  fr.), flertim i  dukshëm që  vërehej  me  rrahjen së shpatullave, lëmime të kokës, fshirje të palltos apo rregullim të kravatës, varrje konstante të saj, madje edhe kur flihej.   Vlera keto, qe sot   i identifikojmë si  lepirjet  që në funksionim vëndosnin aparatin sundues të frymëmarrjes dhe qenies  së qytetarit,  përfshirë aty,  funksionimin e  mynxyrave  më të shëmtuara dhe më të ulta të njeriut, si krijesë inteligjente.  Ishin këto mekanizmat   cliché,   për të siguruar një jetë të priviligjuar, për të bërë emër dhe famë për rrethin injorant dhe skajshmërisht të servilizuar,  gjithnje,  për të jetuar nën përkedheljen e rezeve të   diellit të madhërishëm dhe të respektit të përhershëm! Në të  kundërtën, nuk i posedoje dhe perdorje keto ‘vlera magjike’ të filozofisë së famshme poltroniste dhe klienteliste,  vaj halli per ty!

Por, ajo qe ishte e perbashket, për të gjithë ne,  ishte fakti qe pjesa dërmuese e jona, atebotë kishim  punë,  të hanim e të pinim,  ndersa msheftasi, por me dashuri të madhe,  kultivonim pasionin dhe njihnim sakrificën për atdhe të përbashkët, gjuhë e identitet, ndjenjë kjo që sa vinte e kalitej si çeliku. Pra,  shkurt, kishim të drejt të bënim çmos, madje të bashkëpunonim edhe  dreqin e satanin,   e të miqësoheshim me to, por assesi të flasim për patriotizëm dhe gjëra që preknin shtetin dhe interesat e tij.   Të gjitha këto elemente të shëmtuara,  dekadente,  antishqiptare, që për fat të keq vinin nga një pjesë e miqëve tanë, që ditën shiteshin për shqiptarë të udhës së kombit, ndërsa natën ëndërronin privilegjet dhe sigurimin e shpetimin e familjeve dhe miqve të tyre, normalisht,  nëse zoti e kishte shkruar, qe një ditë do ndodhte ajo më e keqja!

Pra, kjo amulli,  dekadencë dhe  shkatertim i  asaj kohe, inspiroi mikun tim te shkruante                “Gjahun e qorrave”,  novelë kjo e përkryer e cila do të  shëndrohej në një prelud  të pafund të dhredhnive dhe ujdurmave, a la shiptarçe,  të jetes së përditshme, që fatkeqsisht mbisindon edhe sot.  Një prelud që funksionon sipas kodeksit të përkryer të  srevilosjeve të njerëzve, jo për faktin që njerezit e kishin lexuar këtë shkrim, dhe kishin mësuar shumë nga ai,  por thjesht për faktin që shumica e njerëzve, që kanë ego të  theksuar, të njëjtën  e sjellin në këtë botë, dhe duke qenë të eksponuar në një shoqëri që funsionon vetëm sipas terkut kleptokrat dhe autokrat,   e kultivojnë atë gjithandej në rrethet ku ajo merr hov dhe lëshn rrënjë të pashkulshme.

Një  fenomen që në epokën e re të demokracisë, për dallim nga shoqërite realiste, ngërthen vlera nga më të ndryshmet, pse jo  nga më të bukurat, finesa nga më perfidet, që të gjitha kanë një piksynim të përbashkët, që është  arritja e kulmit të  fames,  do ta kisha quajtur elekronike, për shkak të epokës-click,  në të cilën jetojmë! , Normalisht, kjo famë sillte begatitë e synuara,  që në rradhë të parë reflektonin pasurimin e shpejte dhe  privilegjet që shkojnë me të. Per çudi,  e tërë kjo që bëhej në emër të diskursit politik që  teoria dhe praktika e shkencës së  komunikimit e njeh si “diskursi populist nacionalist”, një medikament që popujt jomjaftueshëm të vetëdijshëm, dhe jomjaftueshëm të formuar si identitet, rrëshqasin në  haosin  që ajo i shpjen, në rrethana të  rrënies së një regjimi dhe gdhirjes së një tjetri. Një fenomen i këtillë, nuk vlen për popujt e civilizuar, (çdo respekt per to), pra,  ato që e njohin vetveten dhe thirren në emër të tyre, ato që gjuhën dhe kombin e tyre e  ngrenë në piedestalin e famës së panteonit të kombeve të përparuara të botës.

Novela në fjalë,  për mua ishte një fotografim ‘par excellence’ i realitetit të flashkët të epokës në fjalë, ku supozoj që autori kishte hedhur vrerin dhe hidhërimin mbi atë që shikonte,  e pse jo edhe e përjetonte! E lexova, me rezervë,  por me bindje qe një rrjet, madje edhe më i  rrezikshem dhe kompleks, ngulfatës dhe vrasës i njerzillëkut, do të ndodhte, pikërisht në agimin e rregjimit të ri, aq shumë të pritur nga masa, tanimë e shtypur për gjysëm shekulli! Një rrjet marimangash që funskiononte ‘sui generis’ dhe që në mënyrë të pavetëdijshme, shpjentë një popull të tërë drejt greminës së sigurtë.

“ Gjahu i qorrave”, dha krye, që në ditët e para të ‘epokës së re’  dhe si zakonisht, njerëzit dinin të komentonin gjithandej, ishte një rezervë e çuditshme që mbisundonte gjykimet, paragjykimet dhe pritjet nga kjo epokë. Për dallim nga mëparë, gjuetarët ishin të shumtë, ndërsa viktimat e tyre kishin bërë shumë sakrifica për të rënë ne kthetrat e tyre! Një  konstelacion i këtillë figurash në fushën e shahut, paraqiste fitore mirë të definuar të gjuetarëve dhe shërbetorëve e zagarëve të tyre, të përhershëm, ato të cilët tanimë kishin ndruar ngjyrën dhe kishin kishin krijuar taktikë edhe më të përsosur dhe më perfide të gjuajtjes, që në fakt i bënte të shumtë dhe të paparashikueshëm.

Ato nuk flisnin më as tinëz,  ashtu siqë bënin në kohën e  regjimit që patën  lënë pas, ato thjesht vepronin pa droe nga ndëshkimi dhe nga sanksionimi i autoriteteve, thjesht sepse ishin pajdash që punonin për një kauzë të njëjtë, pra atë kombëtare! Në kontekstin social, gërshëtoheshin shumë ngjyra  dhe tipe personazhësh, të cilët padyshim reflektonin dritën e ngjyrave të ylberit, të cilat     ndronin sipas nevojës. Lufta e këtyre figurave për famë dhe mirqënie, nuk zgjedhte mjete. Këtë zjarr dhe dëshirë, për famë dhe pasuri materiale, për emër dhe   madje nuk do mundej ta përshkruante ashtu si duhet as Balzaku i madh në “Komedinë e tij njerëzore!, ndërsa famën e tyre, nuk do mundej ta definonte as i famshmi Rielke. Gama e veprimit të tyre ishte e pamatshme, ishte përtej kohës, përtej logjikës  dhe vlerave njerëzore, dhe për më keq, efekti  i saj  kishte një “kod etik amorf”, që mund të identifikohet me përdhosje kolektive të vlerave dhe eliminim te altruzimit njerëzor.

Ai kishte ndikim aq të fuqishëm në  jetën e njerëzve të kombit saqë, kishte ardhur koha që ato pak mendje të ndritura që funskiononin në bazë të logjikës  dhe vlerave njerëzore të mbetura,  shikonin nga anësh, dhe në huti e të stepur, tanimë as që kishin potencial të nisnin të përshkruanin mizerjen që mbisundonte  njerëzit  dhe shoqërinë në të cilën ato jetonin. Kjo amulli, kishte prekur aq fuqishëm edhe logjikën dhe arsyen e shëndoshë në bazë të së cilës funskionon inteligjenca njerëzore. Thjesht dhe shkurt, njerëzit ishin shëndëruar në silueta të interesave materiale dhe karieriste, që funskiononin në bazë të tejkalimit të vetvetes, për të arritur synimin e duhur.

Një impakt kaq  i fuqishëm, i krijuar për dekada, kishte bërë që njerëzit, së paku ato që kalonin nëpër mynxyrat më të trishtueshme, që  sakrifikonin ardhmërinë e më të dashurve të tyre, të heshtinin dhe të mos bënin gjë për të ndryshuar, sadopak këtë mjegull kaotike që mbisundonte lehte dhe pa fjalë qenien dhe jetën e tyre. Këtë mjegull që kishte nëpërkëmbur pamëshirshëm dinjitetin dhe dashurinë e tyre,  për llojin e vet. Disa prej tyre, sa për mos të thënë, që inteligjenca dhe arsyeja e shëndoshë njerëzore, ka  vdekur fare, edhe me tej, qëndronin të veshur me petkun e njëjtë, dhe  herë pas herë, paraqiteshin në media, por pa e thënë troç dhe haptas, atë që duhet, ndërsa shkruanin me një droe të fuqishme, që të mos sanksionoheshin, por vetem  për të thënë  që; “ ja akoma egzistojmë!”  Për çudi, aq më tepër,  askush më nuk shkruante për “Gjahun e qorrave”, dhe përmasat që ky fenomen kishte marrë vitet e fundit!

Tanimë, kishte ngelur që autoritetet, pikërisht si puna e atyre filmave ‘Ëild Ëestern’,  Amerikanë, të shpallnin nëpër bandere dhe mure të famshmin pamflet “ËANTED”, që padyshim, do të duhej të lexohej si shpallje që kërkonte autorin e veprës në fjalë. Në fakt, askush nuk do te arrinte të bënte  dekodimin semantik të kesaj shpallje,  ngase i  pamundur ishte  numrimi i personazhëve që kryekëput  funksiononin sipas terkut të shkruesit të noveles në fjalë!  do të ishte pozicionimi i autorit të gjahut, në rolin e personazhit kryesor të një novele kaq domethënëse për kohën në të gjitha dimensioned  e saja.

Porosia konstante e veprës,  tanimë e shëndruar në një enciklopedi të pafundme, që po shkruhej gjithandej, e ku qytetari i rëndomtë, intelektuali dhe i ndershmi, ishin në fokus të gjahut, ishte gjithandej dhe paraqiste  kod të jetesës! Gjithkush ishte vazal i gjithkujt, gjithkush ishte mik i gjithkujt, gjithkush ishte i aftë për t’u bërë gjithçka, ndërsa edhe më e keqja ishte vetë fakti që “gjuetia  e qorrave  gjithnjë e me tëper kishte etje per gjah por edhe gjahtarë sa më qorra,  që të ishte e mundur. E çështë e drejta, të tillë ke gjithandej, ato shtohen si këpurdhat pas shiut, madje edhe më shumë.  Ishte kjo një nevojë e paparë,  për personazhët të rinj, të cilët nuk mund të  jenë tjetër kush, përveç autorëve të këtyre ‘shkrimeve  të shëmtuara’ të mbështjella me patriotizëm dhe altruizëm, ndërsa gjahu i tyre ishte vetë kafshata e marr nga goja e popullit, të cilën e ‘kapërdinin duke zgurdulluar sytë’ në pandjenjësi të tërësishme, për mos t’u ngopur kurr!

Dhe për më tepër, ‘mendjet e ndritura të gjahtarëve të verbër’, vazhdojne edhe më tej,  të    përcjellin mesazhet e tyre  të flashkëta, mashtruese, të personazhëve tinzakë dhe kemeleonikë, që egoizmin, servilizmin dhe proteksionizmin e mbështjellur  me inteligjencë, e kanë strategji të përkryer të veprimit në savanën e tyre të gjuetisë së pafundme. Dhe sa më shumë kalonin vitet, sa më shumë që populli shprehte vullnetin e tij të lirë, aq më shumë terreni për gjah të qorrave po zgjerohej! Për çudi, ky koncept, për dallim nga epoka e parë, ku efekti i tij ishte disi shumë i qartë dhe dihej ku ishte linja e kuqe, kësaj rradhe, një linjë e ketillë nuk egzistonte fare.  Vepra e  tyre për popull dhe profesionalizëm,  është rruga e fjalimeve të bukura (internet portalet, rrjetet sociale, internet-fama, facebook politika, fjalimet ne sallat e stërmbushura dhe etja për përparim),  por gjithnjë të shprazta, plot vrer e gënjeshtra,  të mshefur  në paskajshmëri, por me  tendenca, si gjithnjë,  mirë të definuara. Kështu dhe në  qetësi, si ajo thënia : “ lumi i qetë brigje rënon”  kjo klasë karakteresh,  vazhdon të reflektojnë patriotizëm,  fame, zotësi e aftësi profesionale, postulate këto që  janë ‘light motive’ të jetës së sotme,  kontribut  për ‘Opus dei-n’ e tyre të përbetuar, të verbuar nga egoja e tyre, duke  harruar rrugën që duhet bërë dhe emrin e tyre, që fatkeqsisht historia e civilzimeve njerëzore e njeh si “ rruga e zhdukjeve të përjetshme!”

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP