Referendumi i 30-shtatorit, shtatë televizione kanë bërë shkelje

Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audivizuele e Maqedonisë (ASHMAA) ka vërejtur shkelje të Rregullores për emetim të propagandës të paguar publike në shtatë televizionet: “1TV”, “Alsat –M”, “Kanal 5”, “Telma”, “Sitel”, “TV 21” dhe “24 Vesti”, por të njëjtat nuk do t’i përndjek penalisht, transmeton Portalb.mk.

“Në kundërshtim me pikën 34 të Rregullores, media “1TV” ka emituar propagandë publike me pagesë në kuadër të programit informativ të veçantë “Otvoreno Studio 1” (Studio e hapur 1). I njëjti transmetues, e ka shkelur edhe pikën 28 të Rregullores, ku në një orë reale ka emituar shumë më shumë se sa 4 minutat e 30 sekondat e lejuara të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si porositës i propagandës publike “për” referendumin. Shkelje është konstatuar edhe në televizionet: “Alsat –M”, “Kanal 5”, “Telma”, “Sitel”, “TV 21” dhe “24 Vesti””, thuhet në njoftimin e ASHMAA-së.

Por nga atje thonë se: “Drejtori i agjencisë duke e pasur parasysh qëndrimin e Këshillit, ka vendosur që të mos ngrit procedura kallëzuese kundër televizioneve të lartpërmendura”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button