Shkup, ja si duket “loja” që nxënësit i hedhin shokët e tyre nga dritarja (VIDEO)

Në rrjetin social Tuiter, platforma “Vidi Vaka” (Shiko kështu), ka publikuar një video ku thotë se “kështu duket “loja” që nxënësit në shkollat e Shkupit i hedhin nga dritarja shokët e tyre”, njofton Portalb.mk.

Sipas komenteve nëpër rrjetet sociale, “lojëra” të ngjashme ka edhe në shkolla tjera.

Ndryshe, në stacionin policor Aerodrom dje një 50 vjeçar ka denoncuar se më 28 shtator në shkollën fillore “Gjorgji Pullevski” në Aerodrom është ushtruar dhunë. Siç njoftoi MPB, është denoncuar se në periudhën prej orës 10 e 30 deri në orën 11:00, gjatë kohës së pushimit, katër nxënës të shkollës e kanë kapur për këmbë dhe duar një nxënëse të klasës dhe e kanë hedhur në tokë nga dritarja e hapur.

Vajza ka marrë lëndime trupore dhe MPB njoftoi se po merren masa për zbardhje të plotë të rastit dhe gjithashtu shtojnë se janë ftuar në bisedë drejtori i shkollës, psikologu, prindërit e fëmijëve dhe shërbimet sociale.

Aerodrom, është hedhur nga dritarja një nxënëse nga nxënësit tjerë të klasës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button