Maqedoni, azhurnimi i Listës Zgjedhore nuk ka qenë prioritet i Qeverisë

“Nuk është çështja e ka vullnet ose jo, por është çështja e kohës dhe e prioriteteve”, kështu u deklarua zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski në pyetjen e gazetarëve se pse deri sot nuk është ndërmarrë asnjë aktivitet për pastrim dhe plotësim të Listës Zgjedhore, transmeton Portalb.mk.

Boshnjakovski duke folur për implikimet e mospastrimit të Listës Zgjedhore, deklaroi se me shumë gjasë Komisioni Shtetëror Zgjedhor periudhës në vijim do të intervenojë në Listën Zgjedhore.

“Jemi të vetëdijshëm që mbi 400 mijë qytetarë nuk jetojnë në Maqedoni, kurse i kemi në listën zgjedhore se jetojnë në Republikën e Maqedonisë dhe kjo ka implikime në procese zgjedhore dhe në referendum. Komisioni Shtetëror Zgjedhore me shumë gjasë periudhës që vijon do të intervenojë në listën zgjedhore, megjithatë të gjitha institucionet duhet të përfshihen në realizimin e këtyre ndryshimeve. Nuk është çështja e ka vullnet ose jo, por është çështja e kohës dhe e prioriteteve.

Mosplotësimi i listës zgjedhore, pengoi arritjen e censusit

Më 30 shtator, shumë qytetarë – familje nuk arritën ta gjejnë veten në listën zgjedhore, përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, me çka nuk kanë shfrytëzuar të drejtën që të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”. Kjo ka ndikuar edhe në mos arritjen e censusit të referendumit, i cili duhej të ishte 903,169 votues, por ishte 666,746 votues. Megjithëse nuk u arrit censusi, referendumi mund të kalojë për miratim në Kuvendin e Maqedonisë, pasi që 91.46 për qind e qytetarëve janë deklaruar se janë “për”.

LEXO: Sa vota nevojiten që referendumi në Maqedoni të jetë i suksesshëm?

Në lidhje me këtë, kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski deklaroi se moevidentimi i qytetarëve në listën zgjedhore nuk është përgjegjësi e tij, por se shkak i saj është se qytetarët kanë pasur dokumente të reja, dhe nuk janë regjistruar në listë.

“Kjo pra se gjithash ka ndodhur edhe me kryetarin e Kuvendit. Ne si KSHZ në kohë kemi bërë thirrje deri te qytetarët që të kontrollojnë listën zgjedhore, duke filluar nga 23 gusht. Edhe Talat Xhaferi ka pasur dokumente, ka votuar në zgjedhje paraprake, megjithatë, gjatë kësaj periudhe ka ndryshuar letërnjoftimin dhe pasaportën. Nëse ju e bëni këtë, kur është koha e regjistrimit duhet të njoftoni. Nëse ju fitoni letërnjoftime të reja, ju nuk jeni në listë zgjedhore, por duhet të njoftoni, që të regjistroheni në listë zgjedhore”, tha Derkoski, shkruan Portalb.mk.

Fati i referendumit të 30-shtatorit, tre pengesat më të mëdha të realizimit të suksesshëm (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button