VMRO-DPMNE kërkoi dorëheqje nga prokurori publik, Lubomir Joveski

Partia opozitare, VMRO-DPMNE kërkon dorëheqje nga prokurori publik, Lubomir Joveski dhe në vend të tij të vendoset prokurori, i cili, ashtu siç thonë ata, të mos frikësohet nga kryeministri Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

“Lubomir Joveski nuk guxon që ta mbajë peng Prokurorinë Publike dhe të mos ketë asnjë përgjigje ndaj të gjitha dyshimeve nëse dhe cilët biznesmenë e kanë dëgjuar Zoran Zaev dhe kanë blerë vota për qëllime zgjedhore. Kush ka dhënë urdhër që të shkelet heshtja zgjedhore, kush i ka furnizuar telefonat dhe kush i ka ftuar votuesit në ditën e votimit? Prokuroria, bashkë me Joveskin kanë fjetur derisa ka pasur vjedhje zgjedhore, mbushje të kutive, qendra thirrëse, blerje publike të së drejtës së votës. Joveski nuk ka reaguar as sipas detyrës zyrtare – me të dëgjuar, por as nuk ka dorëzuar padi penale me dëshmi për dyshim të bazuar për ryshfet dhe nxitje të ryshfetit për qëllime zgjedhore të dorëzuara nga opozita”, thonë nga VMRO-DPMNE, në lidhje me ditën e votimit në referendumin e 30 shtatorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button