Shpëton për mrekulli nga peshkaqeni

Një turist që po bënte xhiro me kajak në një plazh popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpëtoi me shumë fat nga dhëmbët e një peshkaqeni të stërmadh, një nga speciet më të rrezikshme. 

Walter Szulc po shëtiste me kajak pranë Cape Cod gjatë fundjavës kur pa kurrizin e peshkaqenit pas vetes. 41-vjeçari tha se “i dha rremave shumë shpejt” deri sa mbërriti në bregun e Masaçusesit.

Ekspertët thonë se grabitqari i detit duket se është tërhequr nga përqendrimi i një popullate me foka, pasi këto janë edhe ushqimi i tij i parapëlqyer.

“Unë pashë bishtin pas vetes dhe më pas, kuptova se trupi i peshkaqenit qe poshtë kajakut tim. Nuk e humba torruan por i dhashë rremave me shpejtësi,” tha Szulc.

Pasi u dha lajmi në breg për praninë e peshkaqenit, plazhi u mbyll përgjatë ditës së diel dhe u rihap sërish vetëm pasi autoritetet u bindën se grabitqari qe larguar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button